‘Kamishi’ dhe pasuritë e tij

0
941

Bekim Haxhiu, i njohur në opinion me nofkën “Kamishi”, ka ‘forcë’ ti mbajë tri vende të punës.

Ai ushtron funksionin e deputetit në Parlamentit e Kosovës, asistent në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, më konkretisht në Fakultetin e Mjekësisë si dhe Nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Përpos këtyre, ‘Kamishi’ përfiton edhe pension invalidorë që i takon në bazë të ligjit për kategoritë e dala nga lufta.

Lidhur me këtë, pati reaguar edhe bashkëpartiakja e tij nga PDK-ja, Vlora Çitaku, e cila e ka konsideruar jo etike marrjen e tri pagave nga ana e deputetit Haxhiu.

“Jo nuk është etike. Absolutisht nuk është etike. Te ne thirren në ligj. Por, Kosova nuk i zgjedh problemet, nëse Haxhiu heq dorë nga njëra pagë. Por ne duhet të vendosim një standard dhe standardet nuk vendosen kur një zyrtar i zgjedhur vazhdon të marrë tri paga. Për mua nuk është etike”, është shprehur Çitaku.

Bazuar në deklarimin e tij të dorëzuar në Agjencinë kundër Korrupsionit, deputeti Haxhiu të hyra vjetore merr hiç më pak se 26. 679 euro në vit.

Ai si deputet i Kuvendit merr pagë vjetore, 20.817 euro, në Fakultetin e Mjekësisë 2.640 euro, pensionin Invalidor të luftës së UÇK-së, 3.060 euro ndërsa nga FFK-ja 162 euro.

Por, deputeti Kamishi veturën ‘Mercedes ML’ e ka më të shtrenjtë se gjithë vitin që merr këto paga. Ai për të ka shpenzuar 27,500 euro. Kurse bashkëshortja e tij, posedon një Golf 5, me çmim 12,000 euro.

(Foto: Kjo është makina ‘Mercdes ML’, që mbanë çmimin 27.500 euro, e që sipas raportit të Agjencisë kundër Korrupsionit, me një vlerë të tillë e ka paraqitur edhe deputeti Haxhiu)

Pasuria e paluajtshme e deputetit Kamishi, arrin vlerën e 370 mijë euro.

Ai posedon një shtëpi me 4 ari (220.00 m2), e cila kushton 120.000 €, Truall 20 Ari me vlerë 150.000 €, si dhe 3 hektarë tokë, 100.000 €. /Indeksonline/

(Foto: Faksimili i AKK-së)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu