“Kamishi” i lodhtë

0
720

Bekim Haxhiu, i njohur në opinion më shumë si “Kamishi” pseudonim që e ka bartur në luftën e fundit në vend, në pamje të parë edhe mund të duket i ashpër. Por bazuar në propozim-akuzën të hartuar nga ish-Prokuroria Komunale në Prishtinë më 21 dhjetor 2012 dhe drejtuar Gjykatës Komunale në Prishtinë, rezulton se Kamishi është rrahur keq nga disa deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje”.

Bazuar në këtë dokument, aq fort është rrahur Kamishi sa është shtrirë përtokë. Propozim-akuza është ngritur gjashtë muaj pasi ka ndodhur incidenti. Tribuna ka siguruar propozim-akuzën për të cilën tash e nëntë muaj gjykata nuk ka caktuar asnjë seancë.

Të pandehur janë deputetët Rexhep Selimi, Florin Krasniqi, Visar Ymeri e vozitësi Besart Bujupi. Ata ngarkohen se në bashkëkryerje kanë konsumuar veprën penale të lëndimit të lehtë trupor nga neni 153, paragrafi 1, pika 4 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu