Kampioni botëror i thaiboksit, Valdet Gashi, xhihadist në Siri! (Foto)

0
608

Boksieri

Kampioni i dyfishtë botëror i thaiboksit, Valdet Gashi me qëndrim në Zvicër po del se është rekrutuar në radhët e IS-it, ushtrisë terroriste të shtetit islam në Siri. Kështu bën të ditur srf.ch duke prezantuar emisionin e sotëm “Rundschau” të këtij televizioni, ku do të bëhet fjalë për Gashin dhe të rinjtë tjerë nga Zvicra të përfshirë në IS.

Sipas rundschau, të gjithë xhihadistët e njohur nga Winterthuri para se të shkonin në Siri kanë ushtuar te Valdeti, në “Qendrën Islamike Sporteve Luftarake” MMA-Suna.

Siç është shkruar shumë në mediet zvicerane, nga viti i kaluar dhe deri tash, nga qyteti i Winterthurit për të luftuar në Siri kanë shkruar një numër i konsiderueshëm të rinjsh, me prejardhje shqiptare, kurde etj. Por, në mesin e tyre është edhe një zviceran i konvertuar në islam, Christian, i njohur si Sandro.

Në facebook, Valdet Gashi ka shprehur ngushëllime për “shokun kurd”, të riun nga Winterthuri, Hajan, i cili kiste rënë në luftime. Me këtë rast ai shpreh dëshirën që me të bashkohet në “Qiellin e shtatë” (Jannh-al-firdaus). Dhe, në fakt, nga janari i këtij viti Valdet Gashi i është bashkuar organizatës terroriste islamike.

Për disa muaj e ka mbajtur sekret vendqëndrimin e tij ndërsa familja e tij që jeton në Singen (Gjermani) besonte se ai gjendet në Tajlandë. Por, ka qenë emisioni “Rundschau” i televizionit zviceran që e ka kontaktuar atë në Siri.

Në një bisedë telefonike, Gashi ka pranuar se është mishëruar me ideologjinë e IS-it. Natyrisht do të dëshironte të ishte me fëmijët (është baba i dy vajzave) dhe t`i mbante në krahë, por “ Nëse vdes duke e bërë një të mirë, unë do të jem natyrisht i lumtur me këtë”.

Angazhimi i tij konkret në Siri është patrullimi përgjatë Eufratit ku gjurmon trafikantët dhe spiunët. Vendqëndrimi i tij është qyteti Membij, ku është takuar edhe me zviceranin Christian, i cili është bërë i njohur me xhirimin duke i prerë kokën një kundërshtari.

Familja e Valdetit, e kontaktuar nga srf thotë se është decidivisht kundër ideologjisë që ka zgjedhur i biri. Por, nëse ai e ndryshon mendjen dhe vjen këtu, gjithmonë e ka një vend në gjirin e familjes”

[youtube url=”http://www.srf.ch/play/tv/rundschau/video/weltmeister-bei-is?id=f6ac257d-9fd1-447c-bc6e-3b612767d348#t=39″ width=”560″ height=”315″]

Boksieri ne siri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu