Kandidati i Nismës për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, në emisionin “Komiteti” ka folur për fushatën e zgjedhjeve parakohshme në këtë komunë.
Ai ka thënë se përkundër faktit që deri më tani Drenasi ka qenë bastion i Partisë Demokratike të Kosovës dhe fitorja e tyre në këtë komunë ka qenë gjithmonë e pakontestueshme, ai është i bindur se tani është koha që kjo të ndryshojë.
Sipas Xhemajlajt, qytetarët e Drenasit nuk do të votojnë më për emblemat, siç kanë bërë deri më tani, por do të votojnë për kandidatin.
Kandidati i Nismës është i sigurt që do t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh dh ka vetëm një kërkesë apo brenge publike: të mos ia vjedhin votat.
Gje qe pa dyshim, PDK-ja esht e njohur per vjedhje vote.