Kapet një sasi e madhe e telefonave mobil

0
834

Oficerët doganorë kanë zbuluar telefona mobil në një autobus i cili vinte nga Shqipëria. Në fakt, pas kontrollit të autobusit në pikën kufitare të Vërmicës, janë gjetur 639 telefona, vlera e të cilave kap shifrën e 30 mijë eurove.

Gjatë kontrollimit që është bërë natën, oficerët kanë dyshuar se një hapësirë e autobusit ishte punuar të përdorej për kontrabandë. Thuhet se hapësira ishte e mbyllur me çelës, kurse përgjegjësi i autobusit deklaroi se nuk e ka çelësin e kësaj hapësire dhe nuk e ka hapur asnjëherë.

“Oficerët doganor e kanë prerë pjesën e mbyllur ku pas hapjes kemi gjetur 166 copë telefona mobil të llojeve të ndryshme. Pas zbulimit të kësaj sasie oficerët kanë arritur të gjejnë në brendi të autobusit edhe 473 copë telefona mobil të llojeve të ndryshme. Gjithsej janë gjetur 639 copë telefona mobil”< bëri të ditur zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Bëhet e ditur se vlera totale e mallrave të kapura në tentim kontrbande është mbi 30 mijë euro.

Në bazë të kodit doganor dhe të akcizës, pala në fjalë kë bërë kundërvajtje dhe malli i ndalohet, kurse lënda i dërgohet sektorit për Kundervajtje Doganore për zhvillimin e procedurave të mëtutjeshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu