Ish Funksionaria e Shtetit Jugosllav dhe Kryetarja e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Kaqusha Jashari, ka folur për negociatat me Grupin e Deputetëve të Pavarur për emrin e partisë së saj.
Kaqusha Jashari ka thënë se ka diskutuar me Dardan Molliqajn nga GDP për mundësinë që partia e re që kanë themeluar ai dhe kolegët deputetë, që janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, ta marrin emrin e partisë së saj.
Kaqusha Jashari ka thënë se PSD e ka ruajtur me xhelozi emrin e saj që 28 vjet, por është e hapur për bashkim me GDP-në.
Sipas saj, GDP-ja mund të bëhet trashëgimtare e PSD-së. Me GDP-në do të konkretizohet vendimi këto dy-tri ditë, ka treguar ish Funksionaria e Shtetit Jugosllav Kaqusha Jashari në “Pressing”, në T7
Ajo ka shtuar se me GDP-në ka mbetur të definohet ruajtja ose jo e emrit.