Pesë deputetë nga opozita të Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar sot për miratimin e rezolutës së propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për t’ia ndaluar Hashim thaçit diskutimin për kufijt e Kosovës në dialogun me Serbinë.
Nga Lëvizja Vetëvendosje pro kanë votuar të gjithë kësaj rezolute me përjashtim të Fatmire Kollçakut. Ndërsa nga grupi parlamentar i LDK-së kundër kësaj rezolute kanë votuar katër deputet.
Anton Quni, Naser Rugova, Naser Osmani dhe Korab Sejdiu nuk kanë votuar fare për miratimin e kësaj rezolute.
Rezoluta e propozuar nga LDK për këtë cështje nuk arriti të miratohet sot në Kuvendin e Kosovës. Prezent kishin qenë 75 deputetë, ndërsa vetëm 50 prej tyre kanë votuar.
Të tjerët nuk kanë votuar as pro dhe as kundër kësaj rezolute.