Katolikët e Kosovës themelojnë partinë e tyre

0
800

Katoliket e Kosovës

Disa prej emrave më të njohur të katolikëve të Kosovës, Pal Lekaj, Justina Pula-Shiroka e Anton Berisha, pritet ta formojnë një subjekt të ri politik. Atyre pritet t’iu bashkohen edhe një sërë emrash tjerë. Anton Quni, ndërkaq, thuhet se i ka refuzuar, megjithëse ka pasur ftesë. Sipas iniciatorëve të themelimit të kësaj partie, nuk është qëllimi kryesor krijimi i një partie me orientim katolik, por “gjithëpërfshirja”.

Skenës politike në vend shumë shpejt mund t’i shtohet edhe një grupim i ri politik.

Simbas Gazetetes Express, deputeti aktual i AAK’së, Pal Lekaj, ish-ministrja dhe ish-deputetja e PDK’së, Justina Shiroka-Pula dhe anëtari i kryesisë së AAK’së, Anton Berisha kanë nisur një iniciativë të re e që shumë shpejt pritet të finalizohet me një parti politike.

Target i tyre duket të jetë komuniteti katolik në Kosovë.

Aktualisht iniciativa është në fazën e konsultimeve të brendshme të akterevë kryesorë të saj dhe shumë shpejt kësaj iniciative ka gjasa t’i bashkohen edhe emra të tjerë të politikës dhe shoqërisë civile, duke përfshirë edhe deputetë tjerë të kuvendit të Kosovës.

Simbas Gazetes Express, kësaj iniciative nuk ka qenë i gatshëm ti bashkohet deputeti i LDK’së Anton Quni, edhe pse është ftuar. Ndërsa, kreun e saj me gjasë do ta marrë ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj është distancuar nga partia e Ramush Haradinajt dhe se me gjasë shumë shpejt pritet edhe të zyrtarizojë largimin e tij nga AAK’ja.

Portali ka kontaktuar me Lekajn po ai nuk është shprehë i gatshëm të flas për këtë, por vetëm ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidat i degës së AAK’së në Gjakovë.

“Nuk është tash koha për me fol rreth kësaj. Tash për tash mund të them vetëm se nuk do të jem më kandidat i AAK’së për degën e Gjakovës”, ka thënë ai.

Ndryshe, Mediat kan raportuar edhe më parë për takimet e shpeshta të tyre. Pal Lekaj, Justina Shiroka Pula, Anton Berisha e bashkë me ta edhe Anton Quni javë më parë kishin darkuar me ipezhvin Dodë Gjergji dhe priftin Don Lush Gjergji, gjë që fillimisht kishe ngritur dyshimet se këta mund t’i bashkoheshin subjektit demokristian PSHDK.

Ndryshe, në Kosovë ekzistojnë disa parti me orientim fetar. Më e vjetra është PSHDK, e pasuar nga Paria e Drejtësisë, LISBA e tash së fundmi edhe kjo e Pal Lekajt dhe Justina Pula-Shirokës,

Nuk është tash koha për me fol rreth kësaj. Tash për tash mund të them vetëm se nuk do të jem më kandidat i AAK’së për degën e Gjakovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu