Instituti Demokratik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë votimit në disa qendra të komunës së Drenasit janë vërejtur shume parregullësi.
Ky është njoftimi i plotë:
“#DnV Parregullsitë e evidentuara nga terreni 10:00-10:30
Në vendvotimin 0312E/01D, në Likoshan shkolla “Rexhep Gjeli”, një person voton për tre anëtarë të familjes dhe nje tjeter voton 3 here.
Në vendvotimin 0307E/02D në Abri të Epërme, shkolla “Shote Galica”, është evidentuar fotografimi i fletëvotimit nga një votues.
Në vendvotimin 0309E/01R në Krajkovë, shkolla “Gani Elshani”, komisioneri ka shpërndarë tre fletëvotime një votuesi, ndërkohë që kjo është evidentuar nga komisioneri tjetër.
Në vendvotimin 0313E/01R në Arllat, shkolla “Abedin Ejupi”, burri voton në emër të gruas së tij, edhe pse ajo nuk kishte nevojë për asistencë”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.
Burime të Gazetës kanë treguar se në Drenas telefonat nuk po ndalën nga thirrjet fotografimi i votave e listave të votuesve.
Në një foto të siguruar nga Gazeta Kosova Sot shihet se dikush po e fotografon listën e votuesve.