Kë e përfaqësonte z. Emrush Xhemaili, në Kuvendin e Kosovës?!

0
666

Me vdekjen e Bedrush Çollakut, L P K – ja filloj të merrë tatëpjetën!

Në Lëvizjen Popullore të Kosovës, kam bindjen se ka aq forca të rryera intelektuale e njerëzore, sa që kurrë nuk lejoj që kjo Lëvizje të shuhet apo të shndërrohet në çfarëdo partie politike. Sepse, qëllimet, idetë dhe kauza e Lëvizjes nuk ka përfunduar. Por, udhëheqësit e saj, jo e tërë kryesia, as Kuvendi i LPK-së, nuk kanë hequr dorë nga i ashtuquajturi dikur “Unioni Kosovë-Shqipëri” dhe e kundërta, sidomos nga qëllimet imediate dhe imanente, për bashkimin e trojeve etnike dhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Se notimi në një lumë të turbulltë, mund të jetë edhe fatkeq, për këtë një ditë do të bindën të gjithë ata, të cilët devijojnë nga rruga e shenjtë, për të cilën janë betuar dhe betimin e shkelin akoma pa i ra lumit.

 

P R O J E K T   I   P A R E A L I Z U A R

I

LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS

 

UNIONI SHQIPËRI-KOSOVË

Kjo Lëvizje pasi hyri në aleancë me PD-në, ka humbur në substancë, gjenezë dhe në elektorat, meqë nuk është kundërshtuar legalisht nga asnjë degë a individ, derisa hilet dhe spekulimet dolën në shesh! Luhatjet, dilemat, spekulimet dhe tatpjetat në Lëvizjen Popullore të Kosovës, kanë filluar qysh në korrik të vitit 2002, me të ndërruar jetë të z.Bedrush Çollaku. Por, në këtë Lëvizje akoma ka forca të shëndosha, të cilat ndonëse me vonesë, me çdo kusht e kundërshtuan “shuarjen dhe shndërrimin e saj në çfarëdo parti politike”. Jam krenar që dikur i kam takuar kësaj Lëvizjeje, madje në kohë dhe rrethana jashtëzakonisht të vështira.

Megjithatë, pas vdekjes të të ndjerit Bedrush Çollaku në korrik të vitit 2002, gradualisht në Lëvizje kanë filluar manipulimet, spekulimet, devijimet dhe lufta e ashpër për njëfarë pushteti të paqenë. Nuk do të thotë se me kohë dhe i pari i kam nuhat ligësitë, tatpjetën dhe hilet në kryesinë e saj. Pra i pari ndër të parët, atëherë kur një pjesë e rinisë, elektoratit dhe simpatizantëve të saj më respektonin si një ndër bashkëpunëtorët më të sinqertë në Lëvizje pas z. Hasan Meta dhe të ndjerit Çollaku. Jam i bindur se ato respektime ndaj meje nuk ishin lajka. Lëshimi i parë i krerëve të kësaj Lëvizjeje, është bërë pikërishtë me apo pa “dashje”, me mos pranimin e botimit të monografisë për të ndjerin Bedrush D. Çollaku. Monografia e të ndjerit është përgatit, nga autori i këtij teksti në bashkëpunim me miqë dhe shokë të të ndjerit. Arsyetimi i plotë nuk është dhënë kurrë deri me sot. Përgatitja e tekstit të monografisë me titull: “Një jetë e tërë kushtuar atdheut”, më është besuar ps. mua, nga Kryesia e LPK-së, e cila unanimisht e ka përkrahur me proçesverbal në fund të korrikut, apo fillimin e muajit gusht të vitit 2002. Me ç’rast është informuar edhe familja e të ndjerit Çollaku.

Madje është përcaktuar afati, janë tubuar të dhënat, dokumentet dhe bisedat me shumicën e atyre, të cilët të ndjerin e kanë njohur para, gjatë dhe pas burgut, si dhe gjatë veprimtarisë patriotike të Bedrushit. Meqë, unë e njihja z. B. Çollaku, qysh në vjeshtën e vitit 1963, këtë detyrë e pranova pa përtesë. Teksti është përgatitur brenda më pak se 6 muaj, sepse të dhënat për të ndjerin pothuajse i kisha 90 për qind. Mirëpo, ndodhi si ndodhi, monografia e përgatitur nuk u botua, përkundër zotimeve të udhëheqsisë dhe premtimeve të cilat i kishin dhënë, Emrush Xhemaili kryetar dhe Gafurr Elshani nënkryetar të LPK-së.

Për botimin e monografisë në fjalë ishin mjaftë të interesuar, z. Hasan Meta, Abdyl Kadolli, Demir Reshiti, Abdyl Mushkolaj, Asllan Pantina, Isak Zhitia, Durmish Gashi, Avdi Gjata, Muharrem Dina dhe shumë të tjerë. Në çdo takim javor disa-mujor, çështja e monografisë për të ndjerin, është vënë në rend dite, ose është diskutuar për të, deri ku është arritur. Madje një pjesë e mjeteve qenë siguruar, dhe pjesa tjetër ishte premtuar. Më në fund doli se familja e të ndjerit, është ajo e cila kërkon që kjo çështje të mbetet për një kohë tjetër. Arsyetimi i familjës “kinse, mund të jetë droja e ndonjë hakmarrje”, për shkak se i ndjeri pat kërkuar në Kuvend, që të debatohet në lidhje me kandidaturën e vetme të Ibrahim Rugovës për president etj.

Për mua nuk ka qenë arsyetim i plotëfuqishëm i familjës, sa një spekulim në lidhje me botimin e monografisë kushtuar të ndjerit Bedrush Çollaku, një deputet i çmuar deri në tribunë të popullit në legjislaturën e parë pas lufte. Emrat të cilët u përmendën në këtë artikull dhe të cilët insistonin që monografia e përgatitur të botohej sa ma parë, janë, disa prej tyre, pikërishtë ata të cilët, më pas e kundërshtuan idenë e “shuarjes së emrit dhe krijimit nga Lëvizja, në ndonjë parti, madje me emrin PS! Unë, me fjalimin e fundit të 7 korrikut të mbajtur në sallën e “Kuqe”, jam përshëndetur me punën dhe aktivitetin tim në LPK. Por, kurrë nuk kam heq dorë nga kauza e Lëvizjes për bashkimin kombëtar. Unë nuk jam anëtar i LPK-së, e cila me vdekjen e të ndjerit Bedrush Çollaku, ka filluar të zbehet, të merrë tatpjetën, të spekulohet dhe të manipulohet me elektoratin e saj. Derisa më në fund, disa nga kryeudhëheqësitë e saj e treguan fytyrën e vërtetë të devijimit, jo në të, majtën, por as në të djathtën dhe as në qendër të çfardoqoftë filozofie partish, e lere më, Lëvizjesh. Unë kam mjaftë çka të flasë e të themë për LPK-në, të udhëhequr nga i ndjeri Bedrush Çollaku. Por, edhe pas “zgjedhjes” kryetar të z. Emrush Xhemaili dhe nënkryetar Gafur Elshani. Tanipërtani për opinionin e gjërë, kisha vetëm këtë deklarim.

Në Lëvizjen Popullore të Kosovës, kam bindjen se ka aq forca të rryera intelektuale e njerëzore, sa që kurrë nuk do të lejojnë që kjo Lëvizje të shuhet apo të shndërrohet në çfarëdo partie politike. Sepse, qëllimet, idetë dhe kauza e Lëvizjes nuk ka përfunduar. Por, udhëheqësit e saj, jo e tërë kryesia, as Kuvendi i LPK-së, nuk kanë hequr dorë nga i ashtuquajturi dikur “Unioni Kosovë-Shqipëri” dhe e kundërta, sidomos nga qëllimet imediate dhe imanente, për bashkimin e trojeve etnike dhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Se notimi në një lumë të turbulltë, mund të jetë edhe fatkeq, për këtë një ditë do të bindën të gjithë ata, të cilët devijojnë nga rruga e shenjtë, për të cilën janë betuar dhe betimin e shkelin akoma pa i ra lumit.

Edhe pse nuk jam anëtar i LPK-së, por as i ndonjë partie tjetër, për hirë të së vërtetës, jam përkrahës i atyre të cilët do t`i qëndrojnë besnik Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe kauzës të kësaj Lëvizjeje, e cila amanetin e themeluesëve dhe të dëshmorëve të kombit, duhet ta vazhdojnë deri në realizimin e plotë të asaj kauze. Të gjitha përpjekjet e tjera janë spekulime, luftë për karrige e pushtet, janë manipulime, dështim dhe shterrje idesh, me dhe për të cilat, është themeluar Lëvizja Popullore e Kosovës. Pjesë e së cilës dikur ishte Partia Popullore e Kosovës, formalisht në legalitet, kurse veprimtarinë e saj e ka zhvilluar krah për krah me LPK-në në ilegalitet Unë për këte kam dëshmi të fuqishme. Prandaj, uroj që të mos shuhet LPK-ja, themeluese e UÇK-së, deri me realizimin e idealeve për të cilat është themeluar. Në fund dua të shtrojë edhe këtë pyetje;

  • Kë e përfaqësonte z. Emrush Xhemaili, me cilat vota, të cilës “parti”, ai ishte deputet, në atë legjislaturë. Të atij Kuvendi, aq të turbulltë me aq konfuzitet. Me veprimet e tij që nga themelimi si legjislaturë e rradhës, e sidomos e pavarësisë jo të plotë të Kosovës!?

Mos harroni ju përkrahësit e LPK-së, se me hyrjen e kësaj Lëvizjeje në aleancë me PDK-në, jo vetëm Emrush Xhemaili, në një apo formë tjetër e ka tradhtuar kauzën e Lëvizjes Popullore të Kosovës. Prandaj, ju jeni tradhëtuar me mosreagimin dhe pëlqimin tuaj me këtë aleancë. Madje, Lëvizja nuk ka reaguar me asnjë dekret në lidhje me TMK-në, mbetjen e gjysmës së njerëzve rrugëve, me “shuarjen” graduale të emrit dhe lavdisë të UÇK-së. Çështjen e simboleve kushtetuese, pranimin e Pakos të Ahtisarit, simboleve jokombëtare dhe shumëçka tjetër! Tani pason një spekulim tjetër, “kinse nesër motërzimi” me Partinë Socialiste të Shqipërisë, dhe partive tjera socialiste në Europë, botë etj. Nëse e hanë këtë “çorbë bajate” e spekuluese elektorati i përgjumur i LPK-së, kjo edhe mund të ndodhë fare lehtë.

Sepse, kjo përpjekje e dy-tre individëve, dihet fare mirë pse bëhet! Pa harruar se në emër të LPK-së, janë pranuar shumë çështje antikombëtare dhe anti LPK, me të pranuar aleancën me një parti, pavarësisht pozitë apo opozitë. Megjithatë ja vlenë të reagohet dhe të mos pranohet shuarja e LPK-së. Dhe se asnjë parti askund në botë, e sidomos Lëvizjet, kurrë nuk janë program, strategji apo subjekt filozofik, historik e njerëzor të një, dy apo tre personave, çfardo aftësie të kenë ata. Sidomos Lëvizja Popullore e Kosovës e cila ishte dhe duhet të mbetet, fuqi e frymës e të të gjithë atyre, të cilët kauzën e saj, duhet ta shpjejnë drejt bashkimit kombëtar, e kurrsesi sduhej lejuar shndërrimin e saj në parti klanesh, grupesh apo trojkash, për interese individuale, siç kishte përpjekje të ndodhë me LPK-në 1999 e deri me formimin e Partis Socialiste të Kosovës nga Emrush Xhemaili dhe siç ndodhi me UÇK-në e sidomos në fund me TMK-në.

Fatkeqësisht, Lëvizja, pasi hyri në aleancë me Partinë Demokratike, apo me cilëndo parti qoftë ajo opozitë apo pozitë, automatikisht e humbi karakterin e saj të një Lëvizjeje, dhe u tentua të shndërrohet në një mini-parti, apo mini-grup interesesh personale. Prandaj, vetëm abstenimi, ndonëse i vonuar i LPK-së, i atyre të cilët këmbëngulësisht e kërkojnë këtë përcaktim dhe “shpëtim” të Lëvizjes, arriten për ta ndarë zyrtarishtë nga kjo anomali e krijuar me Lëvizjen Popullore të Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu