KEK-u dhe KEDS-i na faturuan mbi 100 milionë euro rrymë të serbëve të veriut

0
686

KEDS

Rreth 100 milionë euro vlerësohet të jetë shuma e energjisë elektrike që është shpenzuar nga serbët në veri të Kosovës dhe nuk është paguar asnjëherë.

Mirëpo, kjo praktikë e mospagesës ka vazhduar edhe kur distribucioni i KEK-ut ka kaluar në pronësi private.

Gazeta “Zëri” një ditë më parë ka raportuar se rreth 7 milionë euro energji elektrike që shpenzohet nga serbët në pjesën veriore të Kosovës po u faturohet qytetarëve të tjerë që paguajnë me rregull faturat e energjisë elektrike.

Behxhet Shala, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka thënë se në këtë rast KEDS-i dhe ZRRE-ja po bëjnë vepër penale, andaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa.

“Është shumë e padrejtë që një pjesë e qytetarëve të paguajnë energjinë edhe të atyre që nuk e paguajnë. Kjo jo vetëm që është shkelje e të drejtave të njeriut, por është edhe vepër penale dhe pas kësaj informate Prokuroria duhet të ndërmarrë masa menjëherë. Nuk mundet askush të bëjë një program duke ua shpërndarë rrymën e atyre që nuk paguajnë atyre që paguajnë në mënyrë proporcionale nga një euro apo nga dy. Kjo është gjobë e kundërligjshme apo haraç”, ka thënë Shala.

Kryetari i KMDLNJ-së pohon se ZRRE-ja në vend se t’i mbrojë interesat e qytetarëve është rreshtuar në anën e KEDS-it dhe po shihet që në shumicën e rasteve po aprovon shumicën e kërkesave në kurriz të konsumatorit.

“E turrin ZRRE-ja po e ndal vetëm kur po përballet me protesta. Në këtë plan Qeveria është ajo që duhet të ndërmarrë hapa, ngase në fund të fundit ata janë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve”, tha Shala.

Fatura e KEDS

KEDS

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu