Kelmendi zbardh “anomalinë”, si përfituan padrejtësisht pension, të punësuarit në regjimin e Millosheviçit, me një rregullore të qeverisë

0
15

Juristi Muhamet Kelmendi thotë se Kosova duhet të paguajë për punë çlirimtare dhe jo për ish-shërbëtorët e regjimit serbomadh, deri në vitin 1999.

Në një postim në Facebook ai ka thënë se në vitin 2016, ish kryeministri Isa Mustafa, se bashku me Ministrin e atëhershëm të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Abrashi, nxorën një Rregullore mbi pensionin e pleqërisë në Kosovë.

“Në rregullore, midis tjerash, theksohet: Pensionin e pleqërise e gëzojne ata që deri në vitin 1999 kanë punuar dhe i kanë 15 vjet stazh pune (…). Mbi këtë dhe kualifikimin shkollor dhe të lartë të kërkuesit caktohet pensioni deri në shumën prej 250 Euro”, potencon Klemendi.

Sipas tij, ky përkufizim juridik i ka dhënë mundësi të përfitojnë pension të gjithë ata që i kanë 15 vjet stazh deri në vitin 1999.

“Natyrisht se këtu dhe me këtë rregullore kanë përfituar kryesisht ata qytetarë që kanë ndenjur në pune edhe pas vitit 1990 dhe 1991 kur u paraqit si kusht pranimi dhe nënshtrimi ndaj Republikës së Serbisë. Pra, kanë përfituar ata që kanë punuar deri në vitin 1999, kur forcat fashiste serbe largohen nga Kosova. Këtu bëjnë pjesë të gjithë serbo-malazezët dhe romet, si dhe shqiptaret lojal ndaj regjimit të Millosheviçit deri në vitin 1999”, shtoi ai.

Kelmendi tha se me këtë rregullore nuk kanë përfituar as punëtorët e as aresimtarët, as mjeket, as punetorët nëpër firma, minatorët, administrata, ilegalët dhe shumë të tjerë që nuk iu nënshtruan regjimit serb të Beogradit.

“Përfituan të punësuarit në regjimin e Millosheviçit. Kjo është e padrejtë. I takon Qeverisë që të përgatisë Ligj mbi Sigurimin Pensional dhe të përfshihen të gjithë në sigurim. Me ligjin e tillë duhet njohur përvojën të gjithë atyre që nuk e kanë pranuar regjimin serb dhe që punuan për shtetin e Kosovës”, theksoi profesori.

Tutje ai u shpreh se kjo rregullore është anomali e llojit të vet.

“Kjo, për faktin, se mu ata qe i kanë shërbyer regjimit pushtues fashist serb po marrin pension deri në 250 Euro. Ndërsa, ata që kanë qenë në punë dhe nuk e kanë pranuar regjimin e tillë serbomadh, si dhe u nxorën nga puna, prej nga punuan për shtetin e Kosovës, nuk kane sigurim pensional dhe as pension. Kjo është shkelja më e rëndë që iu bë njerëzeve që kanë punuar për shtet dhe popull të Kosovës”, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu