Kemi nevojë për informim të drejtë

0
924

Minarja nuk futet në thes, thotë një fjalë e urtë. Praktika ka treguar një gjë të tillë dhe në bazë të përvojës janë krijuar aforizmat që kanë kuptim filozofikë. Shqiptarët këtë lloj të krijimit filozofik e kanë pasur, sepse gjithmonë fjala e tyre është ndëshkuar nga okupatorët, prandaj dhe e kanë të zhvilluar këtë mënyrë bartje porosie, sepse ato japin kuptim të shumë fishët  dhe varësisht nga rrethanat edhe janë zgjidhur enigmat që janë mbështjellë me qëllime të caktuara.

Kohëve të fundit kemi dy lloje të tilla.

1. Vrasja e policit “hajn” dhe

2. Menaxhimi i kufijve

 

Pse u heshtë vrasja e policit në veri?!

 

Vrasja dhe plagosja e tre pjesëtarëve serb te “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë, paraqet një informim të dorës së parë dhe që mbetet për të hulumtuar se kush është dorasi. Po t’i referohemi këtij mendimi të urtë që është cekur më lartë, për të hulumtuar dhe zbardhur këtë rast, veçojmë një deklaratë të publikuar vetëm një herë shkarazi, gjersa nuk është futur nën embargo lajmi. Është përmendur se i vdekuri ka qenë policë dhe se janë vrarë e plagosur në tentim për të vjedhur një shtëpi. Po e zëmë se kjo ka qenë një e vërtetë, mirëpo rrethanat e gjetjes së policit pa uniformë në turmën e serbëve, na bënë për të dyshuar se ka qenë tentim vjedhje, e para dhe e dyta, se pse u gjend edhe polici bashkë me ta? Çdo kush që pak a shumë ka njohuri mbi rrjedhat në atë pjesë të Kosovës, mbi funksionimin e njësiteve paramilitare dhe ato të rregullta të MUP- it serb, do të paraqet dyshime rreth rastit në fjalë. Dihet edhe një fakt, se me shpalljen e pavarësisë, pjesëtarët e policisë serbe i hedhën uniformat dhe nuk pranuan të shërbejnë. Se me çfarë qëllimi u rikthyen disa prej tyre, mbetët për t’i studiuar, mirëpo këtë punë na e lehtësoi ky rast dhe reagimi i EULEX- sit. Jo vetëm barrikadat që janë vendosur, por jemi edhe dëshmitar të presionit psikik e fizik që kanë bërë serbët dhe UNMIK- u, por edhe vetë raporti i dërguar nga EULEX- i për Ban Ki Mun- in jep për të kuptuar, se ata po e përdorin të njëjtën metodë, të dyja palët, sikurse edhe më herët.

Në bazë të kësaj analize të shkurt, përfundojmë se, nuk ishte në pyetje hajnia, por thjesht një presion për t’i larguar edhe ata pak shqiptarë që kanë mbetur në atë pjesë dhe të serbizohet në tërësi, metoda tashmë të njohura për ne shqiptarët. Prandaj edhe hulumtimi i vrasjes duhet bërë në këtë drejtim, e jo të përdorin pushtetarët të njëjtin fjalor të cilin e kanë përdorur paraardhësit e tyre viteve të tetëdhjeta. Ne kemi menduar se jemi shkëputur nga ai mentalitet, nga ajo gjuhë e përdorur për linçim kombëtar, nga ajo metodë, se gjoja ne po e bëjmë tonën, por edhe ju bënë tuajën dhe po me të njëjtin kuti po i mëshojmë shqiptarëve të cilët po heqin të zitë e ullirit për të bërë një gjumë të rehatshëm.

 

Nga kush të bëhet menaxhimi?!

 

Këto ditë po ngritët pluhur rreth vazhdimit të bisedimeve me Beogradin. Çka fshihet pas kësaj pauze të gjatë dhe pa nevojë?! A nuk është arritur marrëveshja, madje e propozuar nga vet Bashkësia Evropiane, për njohjen e doganave e pikave kufitare dhe doganat? Edhe më herët e kam thënë, se niveli i bisedimeve ka zbrit të Ura e Ibrit dhe kjo po shihet me lojën që përgatitet edhe nga Evropa në bashkëpunim me Serbinë. Nuk e fillova rastësisht me vrasjen e policit “hajn”, për të dal aty ku më së shumti na dhemb. Çka nënkupton menaxhimi i kufijve?! Kush do të menaxhojnë kufijtë tanë?! Me bekimin e kujt do të menaxhohen?! Këto janë disa pyetje, që z. Tahiri i merr si të lehta përgjigjet. Çka fsheh Ajo dhe a ka ditur edhe më herët për këtë lojë- lloj bisede që do të zhvillohet? Kam bindje se Ajo është e informuar mirë, mirëpo pa informim po mbetemi ne qytetarët, që do të bartim edhe pasojat e nënshkrimeve të tyre. Sipas asaj që nuhatet, menaxhimi i kufijve do të bëhet ose nga Bashkimi Evropian, duke shpërfillur doganat, ose nga një mekanizëm i përzier i cili përsëri nuk do të njohë pika kufitare dhe dogana.

Fakt është se EULEX- si dhe KFOR- i veprojnë në kuadër të Rezolutës 1244. Edhe Bashkimi Evropian vepron po nën të njëjtën Rezolutë. Për të qenë edhe më tepër nën këtë Rezolutë duhet të përfillet menaxhimi i kufijve, një nocion për të krijuar huti te qytetarët, sepse de fakto, kjo është një lojë politike dhe ato të mbetën vetëm si vija kufitare në gjithë kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pra me këtë, nuk kemi të bëjmë vetëm me pikën një dhe tridhjetenjë. Kjo është loja e zbritjes së bisedimeve te Ura e Ibrit dhe fshehja e fakteve, maje edhe për vrasjen e pjesëtarit të policisë, i cili ishte në shërbim të MUP- it serb, por që merrte pagë edhe nga buxheti i Kosovës.

Ky marifet i ri i politikbërjes, jo vetëm se ka për të sjellë pasoja, jo vetëm se do të forcojë urrejtjen në mes dy kombeve, edhe ashtu të ashpërsuar, por do të krijoj hendek të madh edhe në mes qytetarit dhe pushtetarëve puthador e të pa skrupull. Z. Tahiri duhet të dijë se nuk është ndër më të mençurat, e aq më tepër si veprimtare patriote, sepse këtë e ka dëshmuar edhe në kohën e Rugovës, prandaj ajo është mësuar si politikane e punëve të jashtme duke organizuar takime dy e tri palësh, formim grupesh “D. 5…” për të “sheshuar” punët e kombit. Efektet e asaj politike na kanë bërë që të rrokën armët. E si duket Ajo nuk është ngopur me gjakun e derdhur dhe mundohet të derdh karburante në gaca.

Kjo jep për të nënkuptuar, se kufijtë e Kosovës janë në tavolinë bisedimeve edhe për një periudhë të caktuar, gjersa shqiptarët do ta humbin forcën e rezistencës. Ky është Pazar pa hanxhiun(!!!), sepse “zemra jonë ka gjak sa gurra!”

 

Prishtinë, 15.11.2011

 

Shkruan: Afrim Morina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu