Keqinformimi ndikon negativisht në shëndetin mendor më shumë se sa vet pandemia

Keqinformimi ndikon negativisht shëndetin mendor më shumë se sa vet pandemia

0
468
Keqinformimi ndikon negativisht në shëndetin mendor më shumë se sa vet pandemia

Përfundimisht mendoj që një profesionist i vërtetë nuk ndihmon të tjerët duke ua ndryshuar të vërtetën, por duke ua thënë atë në mënyrën e duhur

Duke parë përpjekjet për kontributin e secilit që të ndihmojë njerëzit në këtë situatë pandemie, ka edhe disa lëshime që duhet marrë në konsideratë, ku ndonëse qëllimi mund të jetë i mirë pasojat mund të jenë të dëmshme edhe pse të paqëllimshme.
Andaj, të nderuar mjekë, psikologë, profesionistë tjerë shëndetsor dhe të gjithë ju që bëni më të mirën e mundshme për të inkurajuar njerëzit që ta tejkalojnë sa më lehtë këtë periudhë të vështirë pandemie, ju lutem shumë të keni kujdes në disa gjëra që mendoj mund t’i ndihmojnë përkushtimit tuaj:

– Mos shpërndani lajme dhe materiale pa qenë të sigurtë për kredibilitetin e informacionit
– Mos shpërndani informacione që mund të jenë inkurajuese për njerëzit por që edhe ju vetë e dini që nuk janë të vërteta sepse kjo ka disa pasoja:
o Inkurajojnë njerëzit të shpërfillin rrezikun real nga pandemia,
o Ndërtojnë tek njerëzit një optimizëm joreal që mund t’i zhgënjejë ata edhe më keq.
o Njerëzit e shpërndajnë lajmin si të vërtetë duke besuar kredibilitetit tuaj profesional dhe kjo krijon keqinformim viral
– Informacionet e pasakta janë të shumëta në media sociale, kjo i huton njerëzit dhe i bën të ndjehen edhe më të pasigurt dhe rrit frikën dhe ankthin nga pandemia.
– Edhe ashtu truri i njeriut në situata të tilla ka tendencë të natyrshme që të aktivizojë një sërë mekanizmash mbrojtës ku jo të gjithë janë funksional, pasi që disa pengojnë ndjeshëm ndërtimin e reziliencës së nevojshme për përballimin e situatës.
– Njerëzi janë të etur për sa më shumë informacion dhe priren të besojnë më shumë një të pavërtetë pozitive se sa një të vërtetë negative por kjo jo domosdoshmërisht është e dobishme për shëndetin e tyre mendor.
– Në situata kur njerëzit ndjejnë se gjërat janë jashtë kontrollit priren për të besuar edhe gjysmë të vërteta apo edhe teoritë konspirative dhe këtë të paktën profesionistët e dijnë.
– Ju lutem shumë mos e politizoni edhe pandeminë, ju jeni profesionist JO politikanë!

Përfundimisht mendoj që një profesionist i vërtetë nuk ndihmon të tjerët duke ua ndryshuar të vërtetën, por duke ua thënë atë në mënyrën e duhur!

Latif Hoxha – Specialist i Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu