‘Kërcënimet në rajon’, Kroacia merr masa, rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak ?

0
645

Kroacia ka bërë një analizë të gjerë që tregon për avantazhet dhe disavantazhet e riaktivizimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, shkruan “Glas Slavonije”.

Gjenerali në pension i ushtrisë kroate, Pavao Miljevac ka thënë se vazhdimisht po flitet për zgjedhje të dhunshme të krizës në rajon.

“Shumë shpejt mund të vije deri të shkaktimi i problemeve, për shembull, Republika Serbe po bënë përpjekje për t’u ndarë nga Bosnja dhe Hercegovina, gjë që menjëherë do të nxiste reagime të myslimanët dhe më pas ky mund të bëhet problem”, tha Miljevac, transmeton lajmi.net.

Për të, siç thotë, është normale që aty menjëherë të përfshihet edhe Serbia, e që të gjithë bashkë do t’ju shkaktojnë problem kroatëve në Bosnje, kështu që Kroacia në këtë mënyrë ose tjetrën aty do të duhet të bëjë diçka.

“Për një moment mund të vijë një konflikt shumë i rëndë. Ky është një paralajmërim edhe nga ministri rus Lavrov”, tha Mijavac.

Në Kroaci, shërbimi i detyrueshëm ushtarak u hoq në vitin 2008 dhe që atëherë ka vetëm shërbim vullnetarë ushtarak. Shërbimi vullnetarë zgjat 14 javë në ambientet e trajnimit Slunj Gashiqi.

Duke cituar burimet e saj e përditshmja, “Glas Slavonije”  shkuan se për këtë analizë, zyrtarët e Ministrisë kroate të Mbrojtës nuk dëshirojnë të komentojnë zyrtarisht.

Burimi tregoi se Ministria kishte dalë me një propozim për një vendim të tillë, pas së cilës ajo vlerëson se duhet të bëhen disa ndryshime.

Në trajnimin e ri ushtarak nuk do të ketë persona të specializuara, por individë të trajnuar për përdorimin e armëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu