Kërcënohen me armë udhëtarët që provuan të ikin nga Kosova (Video)

0
506

Emigrimi

Një tjetër udhëtim i pashpresë për qindra kosovarë, të shtunën mbrëma ka përfunduar në kufirin në Merdare. Dhjetëra policë atje, duke përfshirë të tillë të Njësisë Speciale, kanë penguar kalimin e organizuar të së paku 2 autobusëve për në Serbi.

Me t’u kthyer në Prishtinë, udhëtarët kanë kërkuar t’u kthehen paratë e biletave, por siç i tregojnë policisë, njëri shofer ka tentuar t’i shtypë dhe i ka kërcënuar me armë, raporton KTV.

LEXO PO ASHTU: Policia kthen mbrapa 300 kosovarë që synonin emigrimin

Skenat e ikjes masive nga Kosova janë kthyer në javën e fundit dhe tani për origjinë më së shumti kanë qytetin e Ferizajt. Kosovarët shesin pasuritë që kanë për të paguar me mijëra euro trafikantët që i dërgojnë larg Kosovës.

Qeveria e Kosovës esht vene ne siklet të madhe nga mediat që kan raportuar 3 ditet e fundit për kete Egzod që ka kapluar Kosovën dhe ka nderrmar nje akcion duke ndaluar nje Autobus dhe lene 5 të tjere të kaloin sa për tu hedh hirin syve mediave dhe njerzve se Qeveria po nderrmer masa në kete gjendje që po krijohet.

[vimeo url=”http://www.youtube.com/watch?v=M4mA9quRJco” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu