Kërcënoi Ambasadën e SHBA-ve në Berlin, arrestohet Gjermani

0
828

Ambasada e Amerikes ne Berlin

Paniku shpërtheu në ambasadën e SHBA-ve në Berlin, kur një burri 23-vjeçar gjerman iu refuzua hyrja.

Ai u përlesh me sigurimin dhe e goditi njërin prej tyre me grusht para se të ndalohej në kryeqytetin gjerman, Berlin, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat e huaja, i dyshuari, tashmë në paraburgim, është akuzuar se për dhunë.

Zëdhënësi i policisë, Jens Berger tha se ai u kishte thënë oficerëve se kishte një bombë në valixhen e tij – të vendosur në hyrje të ndërtesës – pasi ai u arrestua.

Zona është pastruar dhe një robot i policisë ka inspektuar valixhen, ka thënë Berger.

Aty nuk kishte ndonjë bombë, vetëm rroba të njeriut dhe sendet personale.

Autoritetet thonë se ka prova për të sugjeruar se ai kishte probleme psikologjike. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu