Kryetari i ri i Organizatës se veteranëve të Luftës, Hysni Gucati ka paralajmëruar se arrestimet eventuale dhe dënimi i komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga ana e Gjykatës Speciale mund të sjellë trazira në Kosovë. Gucati në emisionin ‘Fakt Plus’, me Leotrim Berishë ka thënë se organizata të cilin ai e drejton nuk do të qëndroj duarkryq, nëse pjesëtar të UÇK-së do të dënohen nga kjo gjykatë.
“Dënimi i komandantëve të UCK-së nga ana e Gjykatës Speciale do të sjellë trazira dhe ato trazira mund të vijnë nga veteranët e luftës. Ne nuk lejojmë momentin qe dënohet ish komandanti i UÇK-së është dënuar lufta. Nuk është dënuar individi”, ka thënë Gucati.
Gucati e ka vlerësuar të pamjaftueshëm ndarjen e 38 milion eurove në buxhetin për vitin 2017
Ai ka thënë se qeveria i ka premtuar qe gjatë rishikimit të buxhetit do të ndahen edhe 12 milionë euro tjera për këtë kategori.
E sa i përket konfirmimit të dënimeve për rastin Drenica 1 dhe Drenica 2, Gucati ka thënë se do të presin vendimin edhe të Gjykatës Supreme dhe pastaj do të vendosin për veprimet e radhës.