Kërkojnë strehim nga Shpend Ahmeti

0
1033

Varferia ne Prishtine

Fryma festive që do të duhej t’i gjente banorët e Prishtinës të paktën me një shtëpi ku t’i kalojnë festat dhe stinën e dimrit, por shumë familje në kryeqytet i gjen pa strehë.

Numri i familjeve të cilat nuk kanë kulm mbi kokë në Komunën e Prishtinës, arrin deri në 1000 familje, kanë bërë të ditur autoritetet e Komunës.

Shumë familje të cilat nuk kanë ku ta fusin kokën, tash që stina e dimrit është në prag, presin nga kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, t’ua bëjë zgjidhjen.

Megjithatë, disa familje kanë objekte në të cilat jetojnë, por nuk ua plotësojnë kushtet elementare, pasi që këto objekte janë të vjetruara, dhe është e pamundur të kalohet dimri brenda mureve të këtyre objekteve, bëjnë të ditur banorët me kushte të vështira në kryeqytet.

Sipas banorëve të pastrehë në kryeqytet, ata kanë bërë shumë shpesh kërkesa në Komunën e Prishtinës për t’ua gjetur vendstrehimet, por shpesh ata nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga Komuna, dhe ka pasur raste që kanë pritur me muaj të tërë.

Haxholli është banore në Komunën e Prishtinës, burri i së cilës është vrarë në luftën e fundit në Kosovë. Haxholli është nënë e katër fëmijëve, e cila i rrit ata dhe i shkollon në kushte shumë të vështira ekonomike. Haxholli ka treguar për gazetën Tribuna se ka bërë kërkesë në Komunë njëherë në muajin shtator, dhe më pas edhe një herë në muajin nëntor…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu