Këshilli Evropian: Nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën

0
748

bruksel

Sot Këshilli i Bashkimit Evropian bëri publike konkluzionet e pakos së zgjerimit. Mirëpo lajmet e mira të pritura për Kosovën nuk erdhën. Sipas këtyre konkluzioneve Kosova nuk ka përmbushur ende kriteret për liberalizimin e vizave.

Në raportin e Këshillit Evropian përmendet rëndësia që Kosova të përmbush të gjitha standartatet për liberalizimin e vizave. “Këshilli Evropian inkurajon Kosovën të vazhdoj përpjekjet e saj në mënyrë që të bëjë përparim në procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet ndër të tjera në raportë. Ndërkohë që Këshilli Evropian, ka pritur mirë lajmin për themelimin e dhomave të veçanta për Gjykatën Speciale.

Ndërkohë ka kritikuar situatën aktuale politike në vend duke bërë thirrje që ajo të zgjidhet urgjentisht.

Këshilli i Bashkimit Evropian theksoi se Kosova duhet të bëjë progres për procesin e liberalizimit të vizave. Aty nuk i jepet drita e gjelbërt që kosovarët të udhëtojnë pa viza. Kjo është trajtuar në rreshtat e pakët që KE i ka kushtuar kësaj çështjeje.

Kosovaret jane te fill pas Siris, Irakut dhe Eritres qe kerkoin Azil ne EU dhe me kete trend, veshtir te behet Liberalizimi i Vizave. Korrupcioni dhe Krimi Poltike ka marre masa alarmante dhe kur i shtohet tani dhe perndjekja poltike qe po i behet Opozites, Kosova esht larguar shume nga nga Bashkimi Evropian.

Liberalizimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu