Këshilltarët e ministrave po punësohen në staf civil – deputeti i VV-së: Pronto Shteti në grahmat e fundit

0
188
Këshilltarët e ministrave po punësohen në staf civil – deputeti i VV-së: Pronto Shteti në grahmat e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se këshilltarët e ministrave po punësohen në staf civil, sipas tij ky veprim është shkelje e ligjit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bajqinivci ka shkruar se punësimi i tyre është duke u bërë duke i manipuluar procedurat.

“Po shkelet Ligji në mënyrë më të vrazhdë të mundshme në institucionet publike. Këshilltarë të ministrave, po punësohen në shërbim civil duke i manipuluar procedurat. Madje në institucionet ku kanë kryer funksionin e zyrtarit të lartë publik – këshilltarit”, ka shkruar Bajqinovci.

Deputeti i VV-së, ka thënë se asnjë zyrtar i lartë publik nuk kanë të drejtë për një periudhë dy vjeçare të krijojnë mardhënie pune me institucionn ku kanë punuar.

“Ata po e shkelin rëndë Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, saktësisht nenin 18 dhe kështu po kryejnë vepër penale të konfliktit të interesit të sanksionuar me nenin 417 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Asnjë zyrtar i lartë publik nëpër ministri, përkatësisht, asnjë ministër, zv.ministër, këshilltar politik, sekretar i përgjithshëm, kryeshef agjencie, apo drejtor departamenti apo të emëruari tjetër nga ministri, NUK ka të drejtë për një periudhë 2 vjeçare të krijojë mardhënie pune me institucionin ku ka shërbyer si zyrtar i lartë publik”, ka shkruar Bajqinovci.

Tutje Bajqinovci ka shkruar se “Pronto shteti në grahmat e fundit. Prokuroria rehat. Po flen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu