Këshilltari i Thaçit – BE-së: Jeni Racist!

0
165
Këshilltari i Thaçit - BE-së: Jeni Racist!

Raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola von Cramon pothuajse çdo ditë është duke postuar rreth zhvillimeve në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme ajo ka përmendur edhe Presidentin Thaçi ku ka theksuar se duhet të mendojë dy herë para se të ndërmarrë veprime rreth Qeverisë së Kosovës.

Ndaj saj ka reaguar, Artan Behrami, këshilltari i presidentit Thaçit.

Në profilin tij në Twitter Behrami ka shkruar se von Cramon asnjëherë nuk ka reaguar ndaj gazit lotsjellës, nga molotovet të Kurtit, por është duke sulmuar votëbesimin demokratik me 2/3 e votave nga parlamenti i Kosovës.

“Vetëm ata që shikojnë Kosovën nga perspektiva e Krishtit shkruajnë si ju. Ka parti politike të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe të lirshme, s’ka banda dhe vota të vjedhura!

Ky nuk është vetëm një lajm i rremë dhe histeri! Ju po hapni racizmit”, ka shkruar Behrami.

Ai po ashtu iu ka akuzuar raportuesen se është duke marrë anë me qëndrimet e saj publike, duke e amnistuar vetëm kryeministrin në dorëheqje, Albin Kurtin.

“Ju jeni duke marrë anët. Mendoni se si partitë e tjera politike në Kosovë do të punojnë me ju (si raportuese). E pabesueshme”, ka shkruar Behrami.

Këshilltari i Thaçit - BE-së: Jeni Racist!
Këshilltari i Thaçit - BE-së: Jeni Racist!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu