Në objektin e Departamentit për Krime të Rënda është duke u mbajtur seanca ndaj të dyshuarve për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, që ka ndodhur më 4 gusht 2016.
Rreth aktakuzës do të deklarohen katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes: Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi.
Në mesin e të akuzuarave ishte edhe Astrit Dehari, i cili ka humbur jetën më 4 nëntor 2016, në burgun e Prizrenit, gjatë kohës që mbahej në paraburgim.
E për nderë të Astriti, Atdheu, Adea, Egzoni e Frashëri, kishin veshur nga një bluzë me mbishkrim “Drejtësi për Astritin”.
Ndryshe, akuza ndaj katër të dyshuarve është ngritur më 29 dhjetor 2016.