Këta janë 8 policët sllavomaqedonas të vrarë në Kumanovë (Foto)

0
536

8 shki te vrare

Autoritetet maqedonase sot pas përfundimit të aksionit dyditor në Kumanovë, ku policia maqedonase u përlesh me një grup të armatosur shqiptar, bënë të ditur edhe bilancin e viktimave.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë tha se në këtë aksion u vranë 8 policë dhe 14 pjesëtarë të grupit të armatosur.
Nëpër llogari të rrjeteve sociale të qytetarëve maqedonas po qarkullon kjo fotografi e përbashkët e 8 policëve të cilët po cilësohen si heronj, transmeton lajmi.net.

Përveç të vrarëve u tha se janë mbi 30 pjesëtarë të policisë të plagosur, të cilët po marrin trajtim nëpër spitalet e Shkupit. (lajmi.net)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu