Këta janë anëtarët e ekipit për formimin e Asociacionit

0
686

Veriu

Klan Kosova ka siguruar emrat e anëtarëve të grupit menaxhues për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Ky ekip përbëhet nga Igor Kalamar, Dejan Radojkoviq, Vinka Radosavljeviq, dhe Svetislav Durleviq.

Këta të fundit do të punojnë rreth këtij procesi në bashkëpunim të ngushtë me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal në krye të së cilës është ministri serb, Ljubomir Mariq, OSBE-në si dhe institucione të tjera.

Ditë më parë vet, Mariq kishte bërë të ditur lajmin për emërimin e anëtarëve të rinj të ekipit i cili do të punojë në formimin e AKS-së, por nuk kishte dhënë detaje se kush do të jetë në përbërje të tij, njofton Klan Kosova.

Ndryshe, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për formimin e këtij Asociacioni u pat arritur në Bruksel më 25 gusht të vitit të shkuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu