Këta janë imamët që do të ligjërojnë në burgjet e Kosovës

0
601

Këta janë imamët që do të ligjërojnë në burgjet e Kosovës

Dy ditë më parë Ministria e Drejtësisë dhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit, i cili i angazhon 20 imamë që të mbajnë ligjërata fetare në burgjet e Kosovës.

KALLXO.com ka siguruar listën e imamëve të cilët do të ligjërojnë dhe do të falin xhumanë në qendrat e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në Burgun e Sigurisë së Lartë do të jenë të angazhuar dy imamë, Imri Llugaliu e Mehmet Fazliu.

Në Qendrën e Paraburgimit dhe Ndalimit në Prishtinë do të jenë të angazhuar imami Remzi Haziri dhe Idriz Xhigoli.

Këta janë imamët që do të ligjërojnë në burgjet e Kosovës

Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë do të jenë të angazhuar imamët  Sadi Hasani dhe Jetish Berisha, në Qendrën e Paraburgimit në Pejë imamët Muhamet Mavraj dhe Artan Zeka, në Qendrën Korrektuese në Dubravë do të jetë i angazhuar Musli Arifi.

Në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan do të jenë të angazhuar Zaim Baftiu dhe Vehbi Gajtani, në Qendrën Korrektuese në Lipjan imamët Refik Bahtiri, Lumnije Bahtiri dhe Sanije Mehmeti, në Qendrën Edukuese-Korrektuese në Lipjan do të jenë të angazhuar Skender Mehmeti dhe Burim Arifi, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan do të jetë imami Iljaz Mustafa, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren do të jenë Faruk Ukallo dhe Edib Abazi dhe në Qendrën Korrektuese në veri të Mitrovicës do të jenë Rexhep Lushta dhe Irfan Krasniqi.

Memorandumi i bashkëpunimit, i nënshkruar nga ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, parasheh rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të vuajtje të dënimit sipas legjislacionit në fuqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu