Këta janë Këngëtarët të dyshuar nga Prokuroria për borxhe tatimore në Kosovë

0
597
Këta janë Këngëtarët të dyshuar nga Prokuroria për borxhe tatimore në Kosovë

Raportimet e më hershme nëpër media kanë publikuar  një listë fortë të gjatë të këngëtarëve që u hetuan për shmangie tatimi në Kosovë. Ishin publikuar shumë emra si: Ramadan Krasniqi, Blerim Muharremi-Blero, Genta Ismaili, Afërdita Demaku, Violetë Kukaj-Retkoceri, Nystret Muqiqi, Merita Muqiqi, Albatrit Muqiqi, Jehona Sopi e Korab Shaqiri.

Indoksonline kishte raportuar po ashtu se ka arritur që ta sigurojë një listë me emrat e më shumë se 50 këngëtarëve të estradës që janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës, gjegjësisht nga Prokuroria dhe njësia për Krime Ekonomike. Sipas këtij raportimi, këta 50 këngëtarë asnjëherë nuk i kanë paguar tatim shtetit të Kosovës ose kanë bërë pagesa simbolike, e në këtë mënyrë të gjitha të hyrat që ata kanë marrë nga mbrëmjet muzikore i kanë shkaktuar dëme milionëshe buxhetit të Kosovës.

InDoks e ka pyetur Prokurorinë e shtetit për rastet që ata janë tash duke i hetuar dhe se cilët këngëtarë janë nën hetime. Si rëndom, për këtë temë, siç është parë edhe në të kaluarën, tentojnë ta mbajnë sa më shumë jo-transparente.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke trajtuar raste të cilat kanë të bëjnë me shmangie nga tatimi ndaj këngëtarëve kosovar. Rastet për të cilat keni kërkuar informata ndodhen në fazën e zhvillimit të procesit hetimor dhe se ndaj tyre janë duke u ndërmarrë veprime hetimore, deri në zgjidhjen përfundimtare të tyre.   Lidhur me përfundimin dhe mënyrën e zgjidhjes së këtyre rasteve është kompetente Gjykata, pas procedimit të tyre nga ana e Prokurorisë”, është kjo e vetmja përgjigje e Prokurorisë. As emra e as raste.

InDoks në këtë episod do të trajtoj historinë e vënies së estradës nën hetime. Dyshimet e fuqishme për shmangie tatimi. Rastet që atyre iu hapën me bujë e u shuan më vonë. Dhe konfirmimet zyrtare për hetime nga Prokuroria/InsajderiInDoks

Këta janë Këngëtarët të dyshuar nga Prokuroria për borxhe tatimore në Kosovë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu