Këta janë politikanët që e telefonuan Azem Vllasin pas plagosjes

0
536

Këta janë politikanët që e telefonuan Azem Vllasin pas plagosjes

Ish-politikani dhe avokati Azem Vllasi i cili është plagosur para dy ditësh i ka falënderuar politikanët të cilët e kanë telefonuar pas këtij rasti.

Vllasi ka thënë për lajmi.net se është mirë me shëndet dhe se po pret vizita nga ta afërm dhe miq. Ndërsa, ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe e kanë telefonuar disa politikanë, në mesin e të cilëve edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçin dhe kryeministri Isa Mustafa.

“Janë lajmëruar përmes telefonit, pasi kanë konsideratë se jam ende nën mbikëqyrjen e mjekëve. Është lajmëruar Hashim Thaçi, më ka telefonuar edhe Isa Mustafa, gjithashtu jam në kontakt të përhershëm me Enver Hoxhajn pasi jemi miq. Poashtu në emër të PDK-së është lajmëruar shefi i Grupit Parlamentar, Zenun Pajaziti. Edhe Daut Haradinaj më ka telefonuar. Janë edhe disa të tjerë dhe i falënderoj të gjithë. Ata këta kanë shprehur keqardhje për atë që ka ndodhë dhe më kanë uruar shërim të shpejt”, ka thënë Vllasi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu