Këta janë të arrestuarit e Vetëvendosjes nga Policia e Kosovës (FOTO)

0
566

VV

Policia e Kosovës sot ka arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, derisa këta të fundit po shpërndanin disa fletushka. Sipas një njoftimi të lëshuar nga kjo lëvizje, të arrestuarit janë: Agron Kabashi, Shkëlqim Morina, Alban Makolli, Veron Hasani.

Lexoni të plotë njoftimin e VV-së:

Sot rreth orës 14:00, derisa aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! po shpërndanin fletushka pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës (ish-Rilindja), Policia e Kosovës intervenoi brutalisht duke arrestuar dhe përdorur dhunë me shkopinj gome e sprej lotsjellës ndaj aktivistëve paqësorë.

Qeveria e Isa Mustafës ka filluar të frikësohet edhe nga fletushkat. Njësoj siç frikësohet çdo pushtet shtypës nga e vërteta që e demaskon.

Agron Kabashi, Shkëlqim Morina, Alban Makolli, Veron Hasani, janë vetëm disa prej aktivistëve të arrestuar, ndërkohë që shumica e aktivistëve janë rrahur nga policia.

Çmimi që Kosova po e paguan për “Zajednicën” është i papranueshëm për qytetarët e Kosovës. Në njërën anë Kosova po ndahet etnikisht, e në anën tjetër qytetarëve po u kthehen masa të dhunshme.

“Zajednica” nuk do të kalojë!

VV

 

VV

 

VV

 

VV

 

VV

VV

 

VV

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu