Këto ishin teoritë (më) konspirative të vitit 2014!

0
812

Konspiracioni

-Qeveria amerikane e mbuloi Jugun e vendit me dëborë plastike.

Në fillim të vitit, SHBA u përfshi nga një i ftohtë polar. Dëbora mbuloi edhe disa zona të ngrohta. Por pati nga ata që thanë se qeveria po përdor disa teknika për të krijuar borë false. Në disa video, ata thanë se dëbora nuk shkrin, dhe për më tepër, bëhet e zezë. Por meteorologët thanë se kjo është normale. Shpesh dëbora kthehet në gaz kur nxehet dhe butani lë shenja të zeza kur digjet. Kjo shpjegon edhe faktin që dëbora kishte një erë toksike.

 

-David Cameron manipuloi referendumin për pavarësinë e Skocisë.

Pak përpara se të bëhej një nga referendumet më të diskutuar në botë, ai për pavarësinë e Skocisë, kryeministri britanik, David Cameron vizitoi një zonë në Skoci. Më pas u tha se aty është zbuluar një fushë gjigande me naftë. U tha se punëtorëve iu dha një dorë e mirë parash dhe ata u dërguan në shtëpi, për t’u kthyer pas referendumit. Por edhe pse ka pak prova për këtë, sërish 42 përqind e skocezëve thanë se mund të jetë e vërtetë.

Por jo vetëm kaq. Pas referendumit, shumë njerëz, përfshi feministen amerikane Naomi Wolf, thanë se votimi ishte manipuluar. Wolf tha se kishte një listë me 5 mijë njerëz, që nuk kanë marrë fletët e votimit.

 

-Anija hapësinore Virgin Galactic u sabotua nga NASA.

Shpërthimi i anijes hapësinore Virgin Galactic shkaktoi shumë debat. Një pilot u vra dhe një person u plagos. Anija e ndërtuar nga miliarderi Richard Branson tërhoqi shumë teori konspirative. Pati shumë nga ata që thanë se NASA po e sabotonte një konkurrent në garën hapësinore.

 

-Kometa e misionit Rosetta është një anije aliene.

Mbërritja e një sonde tokësore në një komete ishte një arritje historike. Sonda e anijes Rosetta nuk u ul siç duhet dhe ngeci në një zonë ku nuk furnizohet me energji diellore.

Por një email sekret, i qarkulluar mes të fiksuarve mbi UFO-t, thotë se një punonjës i Agjencisë Hapësinore Europiane e ka pranuar se 67P nuk është një kometë, por një anije alienësh.

 

-Ebola është një bio- armë e Obamës.

Pak pasi Ebola nisi të përhapej në Afrikë, një gazetë në Liberi shkroi se kjo është një armë sekrete e SHBA për të depopulluar planetin.

Teoritë konspirative vluan. Një drejtues i Kombit Islam tha se kjo është një armë që do vrasë vetëm të zinjtë.

Por edhe një kongresmen amerikan bëri një deklaratë të çuditshme. Ai tha se Obama po e lejon qëllimisht virusin që të hyjë në SHBA, për ta bërë Amerikën më vulnerabël, në mënyrë që ai të përdorë më vonë fuqitë ekzekutive në raste emergjence për të kontrolluar ekonominë.

Një shkrimtar, Morgan Britanny tha se Obama po grumbullon rreth 1 miliard dollarë arkivolë plastikë. “Kjo është e orkestruar nga fillimi,” tha ai.

 

-MH17 dhe MH370 janë i njëjti avion.

Kush më shumë se rrëzimi dhe zhdukja e dy avionëve të Malaysia Airlinës mund të krijonte teori konspirative?

Edhe pse në përgjithësi mendohet se avioni MH17 u rrëzua nga rebelët ukrainas, mbi SHBA-në bien shumë akuza. Ka nga ata që thonë se avioni i rrëzuar ngjante me avionin presidencial të presidentit rus, Vladimir Putin. Në këtë mënyrë, SHBA donte të vriste Putinin.

Të tjerë thonë se avioni i rrëzuar është në fakt avioni MH370, që u zhduk në mars të këtij viti.

 

-ISIS është krijuar nga SHBA e Izraeli.

Kjo është një teori e shumëpërfolur. Lideri i ISIS, Abu Bakr al- Baghdadi nuk është mysliman, por një aktor hebre, i quajtur Elliot Shimon, i trajnuar nga CIA dhe Mossad-i.

Kjo është teoria.

Sipas të fiksuarve, bilbilfryrësi amerikan, Eduard Snowden ka thënë se SHBA e Izraeli po përpiqen që të krijojnë një organizatë terroriste, e cila do i mbledhë të gjithë terroristët si një ombrellë. Më pas, t’i vrasin të gjithë aty.

Nuk kanë faj deri diku: një shkrim interesant i gazetarit Martin Chulov tregon se si ISIS lindi brenda një burgu amerikan në Irak.

 

-Rihanna, Jay Z, Kanye West dhe Beyonce janë pjesë e Illuminati-t.

Ka shumë teori për shoqërinë sekrete Illuminati, e themeluar në vitin 1776 për të shprehur frustrimin me mënyrën se si Kisha e kontrollonte edukimin.

Simboli i tyre është një piramidë. Së fundmi është përfolur se emra të njohur të muzikës si Rihanna, Jay Z, Kanye West dhe Beyonce janë pjesë e shoqërisë sekrete. Madje thonë se edhe Blue Ivy, vajza e vogël e Beyonce dhe Jay Z është më e reja e shoqërisë: IVY Illuminati’s Very Youngest.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu