Ambasada e Kosovës në Maqedoni, ka publikuar procedurat se si familjarët e të arrestuarve në Kumanovë mund t’i vizitojnë ata në qendrën e paraburgimit në Shkup.
Njoftimi i plotë i Ambasadës:
Në lidhje me shtetasit e Kosovës, të cilët gjenden në paraburgim në Shkup, informohen familjarët se për të realizuar vizitat,(në bazë të Ligjit për Procedura Penale të nenit 178 të RM) duhet ndjekur procedura si në vijim:
- Familjari duhet paraqitet në Gjykatën Themelore 1 Shkup, në Shkup, ku do paraqes kërkesën për vizitë familjarit të paraburgosurit. Kjo mund të bëhet me apo pa avokat. Pas aprovimit të kërkesës, po atë ditë realizohet vizita;
- Datat e mundëshme për vizitë janë: 19 dhe 20 maj, si dhe 3 dhe 4 qershor; përgjithësisht vizitat lejohen dy herë brenda mujait.
- Familjarët mund të sjellin veshëmbathje, ushqim dhe barna çdo ditë pune, ato duhet dorëzuar tek porta e burgut. Ushqimi duhet të jetë i blerë brenda Maqedonisë dhe i shoqëruar me faturën fiskale;
- Gjykata Themelore Shkup 1 , në Shkup është afër ndërtesës së RTV të Maqedonisë; ndërsa Burgu i Shkupit gjendet në komunën e Shutkës.