KFOR-i do të përcaktojë vijën kufitare me Serbinë

0
800

Prishtinë, 4 prill – Problemet kufitare me Serbinë, mosdefinimi i vijës kufitare ndërshtetërore do të jetë pengesa kryesore për përcaktimin e vendit të arrestimit të dy policëve të Kosovës. Për këtë, KFOR-i ka marrë përsipër që të përcaktojë vijën kufitare, duke mos sqaruar se a është ky proces i demarkacionit.  Këtë ia ka konfirmuar KTV-së zëdhënësi i KFOR-it Dan Harvey. 

“Roli i KFOR-it është të përcaktojë lokacionin e vijës së kufirit. Policia e Kosovës dhe Policia e Serbisë, së bashku apo të pavarura, do të hetojnë ku, pse, kur dhe si ndodhi kjo. Ne do të asistojmë për të definuar se ku është vija kufitare, pra lokacionin. Vendin e incidentit do ta definojë hetimi i EULEX-it dhe PK-së”, ka deklaruar Harvey.

Kosova ka demarkacionin me Shqipërinë dhe Maqedoninë, e një proces të tillë e ka nisur edhe me Malin e Zi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu