KFOR-i në Veri: Here n`ket T`ejte here n`at T`ejte

0
667

Burime të portalit nga veriu, sapo kanë konfirmuar dështimin e takimit të sapopërfunduar midis KFOR-it dhe përfaqësuesve të strukturave paralele serbe në veri.

Komandanti i KFOR-it ka dalë shumë i zhgënjyer dhe i revoltuar nga takimi shumë i tensionuar i ditës së sotme, kanë bërë të ditur burime të portalit.

Takimi ka dështuar pasi që KFOR s’i ka pranuar kërkesat e serbëve.

Një ndër kërkesat e serbëve isht edhe ajo që sa herë KFOR të synojë të kalojë nëpër veri, t’i paralajmërojë strukturat serbe atje.

Pasi që takimi ka dështuar, pa ndonjë rezultat, barrikadat vazhdojnë të mbeten në fuqi, kurse KFOR pritet të veprojë sipas kopetencave të tij për pastrimin e veriut nga barrikadat, pa bisedime.

Ultimatumi përfundimtar i KFOR-it, për barrikadat, është e diela vijuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu