Kim Mehmeti: Ka ardhur koha të themi se tregti me ne nuk bëhet (VIDEO)

0
701

Kim Mehmeti

“Shteti do të paraqitet si njëetnik dhe i krishterë. Të jeni të bindur se Maqedonia do të ketë për stemë shtetërore luanin. Këtij shteti duhet t’i merret e drejta që të tallet me ne. Të ankohesh nga një popull që është në rindërtim të identitetit të vet, kjo është qesharake”, ka deklaruar Mehmeti, gjatë konferencës “Stema e re përmes imponimit politik dhe përqafimit historik”, të organizuar në Shkup nga Qendra për Demokraci dhe Zhvillim.

Ai ka vlerësuar se hienat politike në Maqedoni janë duke e ngrënë “fytyrën politike” të qytetarëve. Sipas tij, pushteti maqedonas bën tregti me partitë politike shqiptare, pasi ato i konsideron si pronare të shqiptarëve.

“Me kënd debatojmë, me partitë maqedonase, me partitë shqiptare, po ata neve nuk na dëgjojnë. Ne kemi arritur në këtë gjendje pasi ne jemi bërë pronë e partive politike. Ka ardhur koha të themi se tregti me ne nuk bëhet. Ne nuk mund as të dialogojmë për çështjet thelbësore”, ka thënë Mehmeti.

Ndërsa, edhe pjesëmarrësi tjetër në këtë konferencë, historiani Nebi Dervishi ka thënë se stema nuk ka asnjë element shqiptar.

“Nuk kam hasur nga asnjë rajon shqiptar të këtyre trojeve që të ketë element dekorimi luanin. Çdo feudal ka pasur stemën familjare. Nuk përjashtohet se edhe në mesin e 2-3 princave shqiptar, luani ka qenë element i stemës së tyre, por kjo ishte lokale, pra nuk ishte e përgjithësuar. Në principatën e Arbërit, në vitet 1190-1225, paraqitet shqiponja, në kohën kur tek të gjithë popujt evropian filluan të paraqiten stemat. Në shekullin XIV, kemi pasur edhe para të gdhendurave luan në to, por principatat kanë qenë nën ndikimin e Vatikanit, Venedikut, Napolit. Kjo është bërë me qëllim të rritjes së ndikimit ndërkombëtar”, ka shpjeguar Dervishi.

Sipas tij, familja e Kastriotëve ka pasur shqiponjën me dy krerë. “Ata nuk e morën këtë nga bizantinët, po ajo kishte burimin që në antikitet. Luani është simbol i bullgarëve që nga fundi i shekullit të VII. Organizata TMRO e ka pasur luanin për stemë të tij. Luani është i huaj, nuk është simbol shqiptar”, ka thënë ai.

[youtube url=”http://www.youtube.com/watch?v=ibuiuluFYRY” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu