Kjo është moto e Protestës së Opozitës me 18 Prill! (Foto)

0
835

Protesta

Protestat gjithëpopullore të janarit mund të përsëriten pas dy javësh në Prishtinë, kanë thënë përfaqësues të partive opozitare, duke paralajmëruar një protestë kundër kapjes së shtetit me 18 prill.

Partitë opozitare: Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë organizuar të shtunën një konferencë të përbashkët për media, në të cilën kanë konfirmuar se më 18 prill, në oën 14:00, do të ketë protestë paqësore kundër kapjes së shtetit.

Glauk Konjufca, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, ka thënë se protestat janë e vetmja zgjidhje për këtë shtet, ndërsa ka bërë thirrje që protesta të jetë paqësore.

“Ftojmë policinë që të mos jetë e dhunshme, por nëse policia provokon atëherë qytetarit nuk mund ti mbyllet syri ndaj pushtetit dhe të thuhet se protesta do të jetë paqësore. Mllefi i qytetarëve është shumë i madh”, është shprehur Konjufca.

Shefja e Grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se qeveria duhet të kërkojë falje për gjendjen në të cilën gjendet vendi ose të shkojë në shtëpi, duke bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës.

“Qeveria të kërkojë falje dhe të ndryshojë qëndrim ose në të kundërtën të shkojë në shtëpi. Zhvillimet e deritanishme dhe gjendja në Kosovë na ka detyruar neve si opozitë që të bashkohemi edhe një herë për këtë protestë gjithë popullore. I ftojmë qytetaret që të na bashkohen”, ka thënë Kadaj- Bujupi.

Sipas drejtuesve të partive opozitare, protesta organizohet: kundër kapjes së shtetit, çmimit të lartë të energjisë elektrike, kontrollit të pushtetit në RTK, uzurpimit të sistemit të drejtësisë dhe kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu