Kjo qeveri nuk do ta çojë mandatin deri në fund

0
565

Nait Hasani

Deputeti i PDK-së, Nait Hsani ka thënë se koalicioni LDK-PDK është i brishtë, i thyeshëm dhe i paqëndrueshëm për shkak të luftës për dominim në mes të këtyre dy partive.
Ai për ‘Epokën e re’, tha se LDK-ja është duke tentuar ta dominojë skenën politike për shkak të postit të kryeministrit.

Në këtë kontekst, Hasani ka thënë se ky dominim mund t’i kushtojë PDK-së. Ai ka vlerësuar se PDK-ja mund të humbet nga koalicioni me LDK-në nëse Hashim Thaçi bëhet president me këtë sistem të qeverisjes.

“Nëse do të kemi sistem presidencial, atëherë pushteti koncentrohet në presidencë dhe në këtë rast, me Thaçin president, PDK-ja do të fuqizohet edhe më shumë”, ka deklaruar Hasani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu