Klinton: Beteja kundër terrorizmit nuk mbyllet këtu

0
450

Beteja kundër terrorizmit “nuk mbaron me vdekjen e tij”, por vrasja e Bin Laden ka qenë “një mesazh i pagabueshëm i vendosmërisë së madhe të komunitetit ndërkombëtar për të luftuar terrorizmin”.

Ka qenë kjo deklarata e Sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, në përfundim të takimit me ministrin e Jashtëm italian, Franko Fratini, pak para nisjes së mbledhjes së Grupit të Kontaktit.

“Kemi bashkëpunuar me Pakistanin në luftën kundër terrorizmit, – tha Klinton, – por Bin Laden nuk është i vetmi lider i nivelit të lartë që hiqet nga skena falë bashkëpunimit mes SHBA dhe Pakistanit”.

Obama nuk do t’i bëjë publike fotot e vrasjes së Osama Bin Ladenit

Presidenti amerikan Barak Obama nuk ka ndërmend të publikojë fotot e vrasjes së Bin Laden. Burime zyrtare nga Shtëpia e Bardhë, konfirmuan për rrjetin CNN se Obama e ka marrë këtë vendim të mërkurën në mesditë.

Arsyeja mendohet të jetë ajo e thënë më parë, se fotot do zemëronin mbështetësit e Al-Kaedas dhe mund ti provokonin ato. Sipas po këtij burimi, detajet mbi vrasjen e Bin Laden do jenë të pakëta. Për momentin të rejat më të fundit flasin se në shtëpinë e Osamës janë gjetur vetëm 500 euro dhe 2 telefona celular.

Fshehja e fotove të vrasjes së Osama Bin Laden ngjallin dyshime tek kritikët mbi vërtetësinë e lajmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu