Klosi: Kontaktet Berisha-Gazidede me Beogradin kanë ndodhur

0
654

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, deklaron se janë të paktën 10 ngjarje, që tregojnë lidhjet e Sali Berishës me liderin famëkeq të serbëve, Sllobodan Millosheviq. Ai pohon për gazetën “Dita” se ka patur lidhje te fshehta të Berishës me Millosheviqin dhe famëkeqin Zhelko Raznatoviq Arkan.

“Mund të them një opinion që rezultonte nga një analizë e burimeve të hapura, pra e mediave të kohës. Ishin mbi 10 raste, kur Berisha, me veprimet e tij të hapura, i delte në krah apo ndihmonte politikën antishqiptare të Millosheviqit. Shembujt më tipikë janë thyerja e embargos dhe qëndrimi ndaj Konferencës së Rambujesë. Veprime tipike në këtë aspekt kanë qenë ato kur Berisha krijonte probleme në Shqipëri, për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve dhe botës nga veprimet antishqiptare të Millosheviqit në Kosovë”, shprehet Klosi.

Ai ka konfirmuar edhe përndjekjen e ish-ushtarëve të UÇK-së në kohën e Berishës president dhe konformon takimet e tij me Arkanin.

“Eshtë fakt që shumë nga figurat kryesore të UÇK-së janë përndjekur dhe arrestuar në periudhën e “presidencës Berisha”. Pjesa më e madhe e luftëtarëve të dy grupeve, që qëndruan për disa kohë në Shqipëri në atë periudhë, u arrestuan nga serbët sapo shkelën në Kosovë. Natyrisht, këto fakte nuk mund të jenë prova “dashamirësie” ndaj UÇK-së”.

“Çdo aktivitet që mbahet sekret, jo për motive të Sigurisë Kombëtare por për arsye personale, është pothuaj e sigurtë që ka natyrë antikombëtare. Ato kontakte (mes Berishës dhe Gazidedes me Arkanin) janë kryer dhe nuk mund të justifikohen me asnjë arsye”, deklaron Klosi. /Tema/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu