KMDLNj akuzon Policinë se përdori forcë në protestën paqësore të VV-së

0
484

VV

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, aktiviteti i djeshëm Vetëvendosjes ishte krejtësisht paqësorë, pa provokime dhe pa bërë asnjë përpjekje për dëmtim të pronës shoqërore por për fat të keq pjesëtarët e Policisë së Kosovës reaguan në përpjekje për ta penguar këtë aktivitet duke arrestuar disa aktivistë, duke përdorur sprej dhe kontribuuan në eskalimin e situatës, pa pasur asnjë arsye të veçantë për këtë.

KMDLNj sqaroi se aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e zhvilluan një aktivitet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke vendosur në veturat zyrtare një “udhëzim administrativ” që në fakt ishte një improvizim dhe karikim i një udhëzimi administrativ të qeverisë.

“KMDLNj përkujton se e drejta për protestë është e drejtë e njeriut deri në çastin kur ajo protestë të bëhet e dhunshme e që në rastin konkret nuk ishte e tillë. Për KMDLNj – në është e palogjikshme që Policia e Kosovës intervenon në një protestë paqësore ndërsa nuk intevenon kur forcërisht u hoqën rrethojat e përforcuara para objektit të qeverisë së Kosovës. Është e drejtë e Policisë së Kosovës të veprojë sipas planeve operative në përputhje me ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë mirëpo nuk është e drejtë kur policia identifikohet si shkelëse e të drejtave të njeriut duke intervenuar me forcë në një protestë paqësore. KMDLNj kërkon nga Policia e Kosovës të veprojë në përputhje me standardet e pranuara e që janë të rregulluara me ligjet në fuqi sidomos në fushën e të drejatev të njeriut duke respektuar të drejtën për protestë paqësore e që ishte e tillë protesta e djeshme. Sa për ilustrim , në protestën e që dje u organizua në kryeqytetin e Evropës në Bruksel , në përleshjet skajshmërisht të përshkallëzuara midis prodhuesve të qumështit dhe policisë belge, nuk u arrestua asnjë protestues”, thuhet në një komunikatë të KMDLNj-së.

KMDLNj thotë se e përkrah çdo protestë deri sa ajo është e padhunshme sikur që do ta gjykojë çdo veprim të dhunshëm , pavarësisht kush është ushtrues i dhunës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu