KMDLNJ: Familjarët thonë se po përdoret dhunë në të arrestuarit e rastit “Kumanova”

0
732

Gjykimi i Grupit Kumanova

KMDLNJ kërkoi nga ministri, sigurimin e informatave dhe zbardhja e rastit të zhdukjes së dy qytetarëve të Kosovës

Përfaqësuesit e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut janë takuar me ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë, Valdet Xhaferi, nga i cili morën informata të mjaftueshme për trajtimin e personave të privuar nga liria, shtetas të Kosovës, që janë të paraburgosur apo në vuajtje të dënimit në këtë shtet.

Në një njoftim për media thuhet se KMDLNJ-në e kanë disa herë e ka vizituar Këshilli i Familjarëve në “Rastin Kumanova” duke shprehur shqetësimin për trajtim të keq dhe dhunën që po përdoret nga autoritetet maqedonase, pas arrestimit, në paraburgim dhe gjatë dërgimit në seancat gjyqësore.

“KMDLNj pati bërë përpjekje për t’i vizituar të arrestuarit e “rastit Kumanova” dhe përkundër faktit se i ka plotësuar kushtet e kërkuara nga pala maqedonase, nuk i është dhënë leja për vizitë. KMDLNj gjatë takimit me Xhaferin, ministër i Drejtësisë i ka ripërsëritur dyshimet se të dorëzuarit mund të jenë ekzekutuar pasi kanë rënë në duart e policisë, se rezultatet e autopsisë janë vonuar shumë dhe se ky raport ka qenë i përgjithësuar, se ky gjykim mund të jetë i ndikuar politikisht dhe se ndaj të arrestuarve ende ka dyshime se po përdoret dhunë. KMDLNj, ministrit të Drejtësisë i ka përcjell shqetësimet e shtetasve të Maqedonisë që janë të paraburgosur apo vuajnë dënimin në Kosovës”, thuhet në njoftim.

KMDLNJ kërkoi nga ministri, sigurimin e informatave dhe zbardhja e rastit të zhdukjes së dy qytetarëve të Kosovës, Vitia dhe Ibishi që janë zhdukur në territorin e këtij shteti dhe se për ta nuk dihet asgjë , që nga koha kur konsiderohen të zhdukur.

Ndërsa, ministri i Drejtësisë së Maqedonisë ka deklaruar se i ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore që të paraburgosurit e “rastit Kumanova” të trajtohen në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare për trajtimin e personave të privuar nga liria dhe në këtë kontekst ka kërkuar përgjegjësi për të gjithë ata që i kanë tejkaluar autorizimet zyrtare dhe të cilëve u dëshmohet fajësia.

Sipas tij, të arrestuarit e rastit “Kumanova” nuk po keqtrajtohen në qendrat e paraburgimit.

KMDLNj u takua edhe me ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa të cilit i shprehu shqetësimet për trajtimin e personave të privuar nga liria, shtetas të Kosovës e që janë në burgjet e Maqedonisë duke kërkuar që ata të vizitohen, t’u ofrohet ndihma e paraparë me ligj, nga ajo materiale deri te ajo ligjore.

Hysa tha se janë duke monitoruar gjykimin për këtë rast dhe janë në përcjellje të trajtimit të arrestuarve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu