KMDLNJ kërkon që përgjegjësit e rastit të sillen para drejtësisë

0
683

astrit-dehari

Reagimi i plotë i  KMDLNJ

Për: KMDLNJ në Prishtinë

Nga: Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në PrizrenLidhur me: Informatë Dt.05.11.2016

Me 05.11.2016 në ora 20.10 KMDLNJ, ka vizituar Qednrën e Paraburgimit në Prizren.Qëllimi i vizitës ishte njoftimi lidhur me rastine vdekjes së të paraburgosurit A.D.

Qendra Rajonale e KMDLNJ-së, me të marrë njohtimin për vdekjen e të paraburgosurit ka shprehur interesimin lidhur me rastin dhe në këtë kuadër ka kërkuar takim me autoitetet e Qendrës së Paraburimit nga ora 18.50, ndërsa takimi me u.d. e drejtoir, Destan Zogaj u bë rrethë orës 20.10 të dt. 05.11.2016.

KMDLNJ është njohtuar me verzionin zyrtar, lëshuar na Shërbimi korrektues se me dt.05.11.2016 ( pa u saktësuar ora) në rrethana të pasqaruara, i paraburgosuri A.D. ndërroi jetë në Spitalin e Prizenit.

KMDLNJ, nga burime të saja merr veshë se dyshohet se akti ka ndodhur në kohën e shetis së rëndomtë (pasdite), kur tashmë i ndjeri A.D. nuk ka dalur në shetis. Kjo informatë nuk konfirmohet nga zyrtarët e Qendrës së Paraburgimit.

Meqenëse, rastin e vdekjes e kan cilësuar të dyshimë edhe Prokuroria e shtetit, KMDLNJ, kërkon hetim të shpejtë, të gjithanshëm dhe profesional, për ndriqimin e rastit, dhe poashtu kërkon që rasti të mos prejudikohet. Poashtu, KMDLNJ kërkon që përgjegjësit e rastit të sillen para drejtësisë dhe kërkon ngritjen e nivelit të sigurisë në Qendrat e Paraburgimit dhe burgjet e Kosovës.KMDLNJ, shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

Bashkim Kajdomçaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu