KMLDNJ: Gazi është i kundërligjshëm, por kërkesat e opozitës janë të ligjshme

0
676

Behxhet Shala

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, është i shqetësuar për ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës. Kryetari i këtij Këshilli, Behxhet Shala ka thënë se skenat e djeshme në Kuvendin e Kosovës janë të papranueshme. Ai është shprehur se situate e krijuar po e destabilizon gjendjen e krijuar në vend.

“Jemi në një situatë ku Opozita vazhdimisht e pengon poziten në mbajtjen e mbledhjeve në Kuvend duke shpërndarë me gazë lotësjellës pastaj edhe policia është e detyruar të marr vendime ligjore ndaj deputetëve”, ka thënë Shala. Ai ka dënuar edhe arrestimet e djeshme të deputetëve të opozitës, duke thënë që në asnjë vend të botës nuk ndodhë që brenda një natë të arrestohen kaq shumë deputet.

“Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës të ketë kaq shumë deputetë të arrestuar e që do të thotë që nuk është aspak pamje e mirë as për Kuvendin, as për Kosovën e as për deputetët e opozitës sepse e kemi parë se në çka është shëndërruar Kuvendi”, ka shtuar Shala.

Ai për 7dite.info bëri me dije që hedhja e gazit nga ana e opozitës nuk është veprim i duhur, por sipas tij kërkesat e saja janë të ligjshme dhe se duhet gjetur mënyra të tjera për ti realizuar ato.

“Opozita i ka kërkësat politke të ligjshme. Prandaj duhet diskutuar dhe me opoziten për marrveshjet dhe të rregullohen me kohë gjërat ndërkaq është e kotë të diskutohet”, ka thënë Shala.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu