Koalicioni do t’i ketë votat për ratifikimin e demarkacionit, thotë Mustafa

0
786

kufiri

Isa Mustafa ka thënë se si kryeministër i vendit do t’i bëjë të gjitha përpjekjet institucionale, ligjore dhe politike që të krijojë mundësi që të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë ta japin kontributin e tyre, që demarkacionin me Malin e Zi ta adresojnë me interes nacional.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë do t’i hapin rrugë liberalizimit të vizave, transformimit të FSK’së, forcimit të subjektivitit ndërkombëtar dhe rikonfirmimit të partneritetit strategjik me SHBA’në.

Mustafa ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se koalicioni qeverisës nuk është zmbrapsur sa i përket demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacionit të komunave serbe.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës do t’i ketë votat e nevojshme për ratifikimin e demarkacionit.

Duke folur rreth mundësisë që, nëse nuk ratifikohet projektligji për demarkacionin me Malin e Zi, vendi të shkojë në zgjedhje, Mustafa ka thënë se nuk ua ka frikën zgjedhjeve.

Ai ka theksuar se kauzat e opozitës janë kauza fiktive, të krijuara me qëllim të rrëzimit të pushtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu