Koalicioni PDK- LDK nis ndarjen e “tortes së pushtetit” edhe në RTK?! (DOKUMENT)

0
682

RTK

Koalicioni PDK- LDK i udhëhequr nga Isa Mustafa, nuk e ka ndarë vetëm tortën e pushtetit në institucionet kryesore në vend. Ky koalicion tashmë ka nisur ndarjen e tortës së pushtetit edhe në institucionet tjera, kinse të pavarura.

Burime të sigurta brenda koalicionit PDK-LDK i kanë thënë Gazetës Blic se Radio Televizioni i Kosovës është institucioni tjetër ku do të ndahet “pushteti”. Sipas burimeve të Gazetës Blic, PDK po insiston që drejtorët e RTK-së dhe të Radio Kosovës të mos preken, ndërsa LDK t’i ketë pozitat e kryeredaktorëve.

“Drejtorët janë të afërt me PDK-në. Dhe me gjasë ata nuk do të preken për shkak të ndërrimeve qeveritare. Ndërkaq, konkursi që u shpall sot për pozitat e kryeredakorëve t’i jepen njerëzve të LDK-së”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtij burimi, ditëve në vijim edhe pozitat në diplomaci, nëpër agjencione dhe në borde të ndryshme do të ndahen proporcionalisht.

Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj me njerëz të PDK-së dhe LDK-së për të marrë më shumë informacione në lidhje me konkursin për kryeredaktor në RTK, por askush nuk ka shprehur gatishmëri të flasë për këtë çështje.

Ndryshe, sot Kuvendi i Kosovës e zgjedhi qeverinë e re në krye me Isa Mustafën kryeministër.

LDK pos kryeministrit i ka edhe tetë ministri, derisa PDK pos kryetarit të Kuvendit, i ka 9 ministri dhe postin e presidentit pas skandimit të mandatit të presidentes aktuale, Atifete Jahjaga./ Gazeta Blic

Këtu gjeni konkursin e shpallur nga RTK për pozitat e kryeredaktorëve në RTK dhe Radio Kosovë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu