Koalicioni PDK-LDK ose bëhet edhe 24 orë ose s’bëhet fare!

0
735

koalicioni1

Sipas të gjitha gjasave Hashim Thaçi ka vendosur që të mos tërhiqet nga posti i tij dhe ka për synim të mbajë karrigen e deritashme duke formuar një kabinet që do të quhej edhe Qeveria “Thaçi 3″. Ndryshe s’kanë si të shpjegohen as vonesat por as në njërën anë insistimet e LDK-së që kësaj partie i takon posti i Kryeministrit si dhe në anën tjetër në fillim heshtjen e mëpas edhe bëzarjen e senatorëve të PDK-së- nga Xhavit Haliti e deri tek Remi- që Thaçi është i nominuari i kësaj partie për Kryeministër.

Nëse Thaçi do të heqë dorë nga ky post për t’ia lëshuar atë Mustafës? Ai tashmë e ka bërë këtë punë por gjithnjë me shpresën që Jahjaga do të tërhiqej para kohe nga posti i saj. Meqë kjo s’po bëhet për Thaçin do të ishte pothuajse e paparamendueshme që Misioni i tij- “Misioni i Ri” të fillojë të jetësohet nga kundërshtari i tij më i madh i deritashëm- Isa Mustafa. Ndryshe s’ka si të shpjegohet vonesa.

Në një formë a tjetrën- ky Koalicion i ka edhe 24 orë të tregojë nëse e ka përnjëmend të fillojë të funksionojë: nga përzgjedhja e Kryesisë së Kuvendit e deri tek formimi i Qeverisë. Pamarrparsysh se kush çfarë posti do të merr- apo kush sa do të lëshojë pe, çdo shtyerje përtej Datës 8 Dhjetor, pra të hënës që vjen- do të tregonte që në prapaskenën politike të Kosovës po ngjajnë gjëra për të cilat të gjithë po flasin dhe pak a shumë edhe e dijnë- por akterët kryesorë- në këtë rast Thaçi e Mustafa, s’po thonë. Kosova e lodhur tash gjysmë viti pa institucione s’e ka luksin e pritjeve më!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu