Koço Danaj: Mos harroni sentencën universale “përgjegjëse është qeveria”

0
735

Koço Danaj

Koço Danaj, kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale dhe një nga analistët politik ka reaguar ndaj protestave të organizuara, të martën, në Prishtinë duke dënuar përdorimin e plumbave të gomës kundër qytetarëve shqiptarë. Danaj ka thënë nuk është ndonjë zbulim i analistëve që protesta e djeshme në Kosovë u quajt “politike”. Ai thotë për “Zërin” se politika e inatit, ka me vete edhe “inatin e politikës”.

“Disa politikanë në Tiranë dhe Prishtinë, protestën e konsideruan si ‘protestë politike’. A thua bënë ndonjë zbulim. Natyrisht se kërkesa për shkarkimin e ministrit Jabllanoviç është kërkesë politike. Kryetari i Listës Serbska në Kosovë dhe njëkohësisht ministër, i konsideroi shqiptarët si ‘egërsira’”.

Danaj thotë se edhe kërkesa për Kombinatin e Trepçës është politike. “A nuk ishte qeveria e Kosovës që çoi në Kuvend

Projektligjin për Trepçën, dhe po e njëjta këtë projektligj e tërhoqi pas kërkesës së Vuqiçit?”, thotë Danaj, duke bërë thirrje se ajo që ka nevojë të kuptohet më mirë, jashtë teprimeve të ditës së djeshme është:

1. Nuk mund të arrestohet Kryetari i Komunës së Prishtinës, nuk mund t’i hidhen prangat si të jetë një kriminel i rëndomtë

2. Nuk mund të lejohet krijimi i Republika Serbska në Kosovë siç është planifikuar në Bruksel

3. Nuk mund të ndahet Trepça midis Kosovës dhe Serbisë siç mendohet të diskutohet në Bruksel

4. Nuk mund të përdoren plumbat e gomës kundër qytetarëve shqiptare

5. Nuk mund të sulmohet policia siç ndodhi në disa raste

6. Nuk mund të qëllohet aq egërsisht protestuesi siç pamë në disa pamje filmike

7. Nuk mund të lejohet që në një vend që synon të jetë demokratik të jap konferencë për shtyp, edhe kryeministri edhe zëvendësi i tij. Ata mund ta bëjnë këtë në zyrat e partive të tyre

8. Krerët e opozitës duan apo nuk duan janë të detyruar të bisedojnë me krerët e policisë kur zhvillojnë një protestë

9. Dhe e fundit: Nuk duhet harruar sentenca universale se në çdo rast, përgjegjëse është qeveria

“Politikanët shqiptarë kanë nevojë ta mësojnë dhe zbatojnë mirë këtë mësim universal. Politika e Inatit që u manifestua sot në Prishtinë, ka me vete edhe “inatin e politikës”. Por, këtë nuk ka pse ta vuajë populli. Po të duan le ta vuajnë politikanet”, thotë Danaj, transmeton Zëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu