Koço Kokëdhima shpalli fitoren

0
658

Pas njё pune shumё tё lodhshme, shumё tё bukur tё numёruesve, komisionerёve, vёzhguesve dhe militantёve tё Partisё Socialiste, pёrfundoi me sukses numёrimi nё ZAZ-nё nr. 88 nё Sarandё. Jam i lumtur tё deklaroj se nё kёto zgjedhje, nё kёtё proces numërimi, ne fituam besimin e tё gjithё aleatёve, tё cilёt kishin paragjykimin nёse do tё mund tё mbronim dhe tё lexonim drejt dhe ndershmёrisht votёn e tё gjithёve. E Majta e Bashkuar fitoi mё shumё se dy tё tretёn (2/3) e votave, qё do tё thotё se Saranda pёrqafoi programin e Partisё Socialiste, pёrqafoi Rilindjen. Me kёtё rast dёshiroj tё theksoj se duke pёrqafuar Rilindjen dhe të Majtën e Bashkuar nuk do tё dalin të fituar vetёm tё majtёt, vetёm socialistёt e Sarandёs, por i gjithё populli i Sarandёs, tё gjithё qytetarёt pavarёsisht bindjeve politike qё ata kanё.

Pak dite para zgjedhjeve z. Kokëdhima u shpreh keshtu në emsionin 360°

Artur Zheji: Pse vendosët të futeni në politikë?
Koço Kokëdhima: Dëshiroj mirëkuptimin tuaj se para se të përgjigjem të bëj personin që është kandidat për deputet, në një moment që është i nxehtë si zgjedhjet. Dëshiroj nga kjo studio të falënderoj gjithë anëtarët e të majtës që e kanë mikpritur përfshirjen time në PS dhe e kanë shprehur përmes shumë takteve që kam me ta. Falenderoj kryesinë e PS-së dhe kryetarin e saj për besimin që më ngarkuan. I garantoj gjithë të majtët që besnikërisht do të mbart vlerat se spikatura të së majtës shqiptare. I garantoj votuesit e zonave që përfaqësoj në 4 vitet e ardhshme qytetaret e Sarandës dhe bregdetasit e Himarës, që pavarësisht nga natyra e debateve ku mund të përfshihem në të gjitha qëndrimet dhe vlerësimet e mija do mbaj në konsideratë interesat votuesve të mi. Kjo ishte pjesa parë. Për t’iu kthyer pyetjes, do të ritheksoj edhe njëherë zoti Zheji se në karrierat nuk predikohen. Kush e mendon se një hap në karrierë është produkt i ndodhje plani të mirë, vendimi të mençur apo plani konspirativ është jashtë realitetit, se nuk funksionon kështu

Artur Zheji: Futja juaj në politikë ndodh për herë të parë….
Koço Kokëdhima: Unë jam në politikë për të bërë politikë, nuk kam ardhur për arsye tjetër. Ka shumë modele në Shqipëri, por të paktën në Shqipëri ka edhe shumë raste të tjera ku politika është tokë e lakmuar për të bërë emër dhe pasuri. Kam hyrë në politikë për të shërbyer jo për tu bërë i famshëm. Kam hyrë për të shpalosur kulturën time të shërbimit , karakteristikë e botës së sipërmarrësve. Kam ardhur për të bërë politike, dhe jam i sigurtë që do bëj një karrierë të spikatur sepse kështu është natyra e sipërmarrësve.

Herri Çili: Çfarë gjëje do të arrish si deputet, kur nuk e arrin si botues? Do jesh më biznesmen apo vetëm politikan?
Koço Kokëdhima: Do të ristrukturoj të gjithë biznesin tim, se një pjesë e gjerë e tij është në papajtueshmëri me rolin e deputetit. Këtë pjesë të biznesit jam detyruar ta shes.

Henri Çili: Pse kjo sakrificë?
Koço Kokëdhima: Biznesi nuk do jetë më prioritet, pasi kam vendosur të bëj politikanin.

Henri Çili: Ku e gjeni koherencën karrierë-politik?
Koço Kokëdhima: Do ndërpres këtë karrierë për të nisur një kapitull të ri.

Henri Çili: Do pushosh së qeni biznesmen?
Koço Kokëdhima: Sigurisht që nuk do jetë më prioritet imi.

Zheji. Po ju lexoj një thënie të Konfucit që pak a shumë përkthehet kështu. Si ka mundësi që në një vend që qeveriset keq ti je i pasur?
Pse ku është e zgjuar kjo, të flasësh për ekonomi e standarde kjo është pa lidhje.

Zheji: Në çarjet që pati Meta me z.Rama ju anën e kujt mbajtët?
Nuk është me shumë rëndësi të bëjmë shumë detaje. Me z.Meta kam pasur marrëdhënie shumë të mira personale dhe në kohën kur ka qenë kryeministër dhe në kohën kur kemi pasur qëndrime kritike. Unë e kam ruajtur kontaktin e afërt dhe personal dhe e them me vërtetësi dhe pas 2005 e kam thënë se e majta duhet të jetë e bashkuar.

E ke përdorur ndikimin tënd tek z.Rama që PS të bashkohet në këto zgjedhje me z.Meta?
Dëgjo unë jam ndër ata persona të shumtë të pozicionuar tek e majta shqiptare dhe gjatë gjithë kohës kemi ndikuar me të gjithë gjykimin tonë që e majtat bashkohet. Dhe në vitin 2008 kam qenë për bashkimin e tyre. Unë në këtë pikë mbetem konstant, që sa kohë të jetë e bashkuar, e majta do qeverisë.

 

Pjese nga Debati 360 ° i Artur Zhejt, me analistin Henri Çili dhe Mustafa Nano.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu