Kokëdhima: Himara kërkon bashkimin me Lukovën dhe Vranishtin

0
1001
Himara eshte Shqipetare
Himara eshte Shqipetare

Deputeti i Partisë Socialiste i Qarkut Vlorë, Koço Kokëdhima ka reguar ndaj kërkesës së OMONIA-s për të mos lejuar bashkimin e Himarës me Vranishtin dhe Lukovën. Kokëdhima shprehet se, njerëzit e Bollanos që kundërshtojnë një gjë të tillë nuk kanë asnjë argument të arsyeshëm.

Deputeti i PS-së ka theksuar se, nuk është e vërtetë që banorët e Himarës kanë kundërshtuar ndarjen e re administrative siç kanë raportuar disa media.

Reagimi i deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima:

Në takimin që u zhvillua sot në qytetin e Himarës me banorët e fshatrave të Bregut, mori pjesë ministri i Reformës Territoriale, Bledi Çuçi, përfaqësuesit e UNDP-së, ambasadave suedeze e zvicerane dhe shumë banorë të zonës.

Diskutantët mbështetën e argumentuan gjerësisht bashkimin e Himarës me Vranishtin e Lukovën. Në takim foli edhe kryetari i komunës së Vranishtit. Këtë projekt e kundërshtuan vetëm disa nga njerëzit e Bollanos, që merrnin pjesë, të cilët nuk paraqitën dot asnjë argument të arsyeshëm.

Fola me ministrin Çuçi në telefon. Ai ishte shumë i lumtur me takimin, por, njëkohësisht ishte shumë i zhgënjyer me disa media të Tiranës, të cilat, çuditërisht kanë përhapur lajme të pavërteta për këtë takim. Kjo dëshmon, më së paku, pozitën e tyre të mjerueshme profesionale.

Bollano, për të penguar projektin e bashkimit të Himarës me Lukovën e Vranishtin, i është drejtuar për ndihmë qeverisë greke, për interesa e argumente që s’kanë lidhje as me të vërtetën historike, as me të vërtetën kombëtare dhe as me interesat e popullit të Himarës.

/Shekulli Online/F.S./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu