Kolonizimi i Marsit po vjen, ja dhe gruaja që do të lind atje (Foto)

0
520

Marsi

Mund të duket si një film fantastik-shkencor, por kjo grua mund të bëhet personi i parë që do të lindë një fëmijë marsian.

Maggie Lieu, nga Tile Hill, Coventry, mund të jetë një nga njerëzit e parë që do të udhëtojë 140 milionë milje larg drejt Marsit, nëse plani për kolonizimin e Marsit do bëhet realitet.

24 vjeçarja do të zbulojë muajin tjetër nëse ajo do të jetë pjesë e projektit të njohur si Mars One.

“Për të nisur një koloni në Mars ne duhet të lindim fëmijë aty dhe kjo do të ndodhë. Do të jetë një sfidë sepse askush deri tani s’ka bërë një studim se si ndikon graviteti i ulët në lindje. Mendoj se është diçka e lezetshme, sepse do të jetë fëmija i parë që lind në Mars dhe do jetë marsiani i parë”, tha Lieu, transmeton Tema.

“Çdo gjë që na duhet në Tokë do të na duhet ta krijojmë dhe në Mars. Do na duhet të rritim vet ushqimin tonë dhe të krijojmë oksigjenin tonë po ashtu”, tha ajo.

Lieu tha me tej se ajo beson se nëse do të jetojnë 5 metra poshtë sipërfaqes së Marsit, kjo do i mbrojë nga rrezatimi, ndaj kolonitë e para do të vendosen nën tokën e planetit të kuq.

Vajza, e cila dëshiron të lind fëmijën e parë në Mars tha se beson se teknologjia do avancojë dhe se njerëzimi do jetë në gjendje t’i sjell njerëzit nga Marsi sërish në Tokë./tema/

gruaja qe do jetoi ne mars

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu