Komando Francez i vrare nga militantet Somalez

0
558

Militantët somalezë kanë publikuar fotografinë e një personi, sipas të cilëve është ajo e një komando francez të vrarë pas një përpjekjeje të dështuar për të shpëtuar një peng francez, raporton agjencia “Euronews”.

Ai ishte pjesë e një misioni shpëtimi për të lirua francezin Denis Allex, për të cilin nuk  dihet nëse është gjallë apo jo. Por Al-Shabaab ka deklaruar se do të publikojë një mesazh të francezit. Allex ishte një nga dy oficerët francezë të shërbimeve sekrete të rrëmbyer nga Al-Shabaab në kryeqytetin e Somalisë, Mogadisho. Kolegu i tij arriti të shpëtojë pas një muaji. Planifikimi i sulmit për të shpëtuar Allex mendohet të ketë nisur në dhjetor dhe përkon me fillimin e sulmeve ajrore franceze ndaj rebelëve në Mali të lidhur me Al Kaedën, por operacionet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Al Shabaab dëshiron të imponojë versionin e rreptë të ligjit të sheriatit, ose ligjit islamik, në shtetin e Bririt të Afrikës. Organizata po i bën thirrje Francës të mos mbështesë më qeverinë e Somalisë dhe të tërheqë të forcën e saj paqeruajtëse prej 17,600 trupash.

/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu